E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajram Rexhepi Per ceshtje te brendshme nuk do te kete negociata me askend

DW Si paraqitet sot gjendja e sigurise ne veriun e Kosoves a jane te hapura rruget qe shpiejne per ne pikekalimet Jarinje dhe Bernjak

Rexhepi Gjendja ne pergjithesi eshte nen kontroll megjithate akset rrugore drejt Jarinjes dhe Bernjakut ende kane barrikada pavaresisht se KFOR-i disa prej tyre i ka zhvendosur ato jane vene serish. Ato i kontrollojne grupe kriminale te veriut por me direktiva shteterore te Beogradit.

DW Te henen ne veri te Kosoves sic njoftuan mediet pati nje incident diplomatik. Perfaqesues te qeverise serbe u futen permes rrugeve te terthorta dhe qendruan ne veri te Kosoves. Ju deklaruat se ata mund te arrestoheshin. Perse

Rexhepi bdquo Per shkak se ata qendrojne ilegalisht ne Kosove procedura eshte e qarte. Per cdo zyrtar serb qe hyn ne Kosove duhet bere kerkesa perpara. Kjo kerkese tani behet te perfaqesuesi special i BE-se i cili e percjell ate tek autoritetet ne qeveri dhe ne japim leje ose e refuzojme. Ata kete nuk e kane respektuar dhe kane hyre sa here kane dashur. Por tani meqenese KFOR-i nuk i lejon te hyjne ata kane hyre neper rruge malore dhe kane qendrim ilegal duke inkurajuar edhe njerezit e tjere qe te kalojne keshtu. Cdo qendrim ilegal denohet dhe ata ne cdo rast mund te arrestohen dhe te debohen ne Serbi.

Siguria e pergjithshme e kufijve kryesisht behet nga KFOR-i

DW Problemi i kufijve veriore mbetet pra ende i pazgjidhur. Si do te mund te garantohet siguria ne kete zone si e shihni daljen nga kjo situate

Rexhepi bdquoSigurine e pergjithshme te kufijve me Serbine e ben kryesisht KFOR-i dhe ndonjehere me patrullime te perbashketa. Ka me shume fokus ne piken 1 dhe 31 qe ato te behen funksionale dhe te zbatohet vendimi i qeverise per reciprocitet ndersa ato rruge anesore ne faza te mevonshme do te bllokohen dhe nuk do te kete hyrje ilegale te njerezve mallrave apo armeve etj.

DW Do te thote kjo se ju do te nderhyni serish nese e shihini te nevojshme

Rexhepi Ne kemi besim te plote se KFOR-i me angazhimin e tij e ka situaten ne kontroll. Perderisa KFOR-i me ndihmen e EULEX-it e mban situaten nen kontroll dhe nuk ka nevoje per nderhyrje te policise ne do te jemi vetem ne nivel gatishmerie. Por nese situata e kerkon ne e kemi detyrim kushtetues dhe ne duhet te jemi ne gatishmeri duke u koordinuar maksimalisht me EULEX-in.

DW Zoti minister ju gjate aksionit ne veri nuk e gezuat mbeshtetjen e policise se EULEX-it. Si e komentoi kete qendrim te misonit te BE-se dhe si do te jete bashkepunimi i juaj ne te ardhmen

Skemi kerkuar ndihme nga EULEX-i bisedime me Beogradin jo per ceshtje kufijsh

Rexhepi bdquoRealisht ne nuk kemi kerkuar mbeshtetje nga EULEX-i. Ky ka qene nje aksion i qeverise se Kosoves me kerkese te kryeministrit qe nepermjet meje e kemi zbatuar. Ne terren kemi pasur koordinime edhe me KFOR-in ne menyre qe te ruhet situata e sigurise dhe te qetesohen njerezit jo se ata KFOR-i kane qene pjese e aksionit por jemi koordinuar qe mos te biem ndesh me njeri tjetrin. Ndersa prej EULEX-it ne as nuk kemi kerkuar ndihme e aq me pak duke ditur se ata as nuk kane dashur te implementojne vendimin e qeverise per reciprocitetin. Ata kane lejuar te hyjne lirshem kamionet me mallra nga Serbia prandaj ka qene e domosdoshme te vendosim kontrollin ne piken 1 dhe 31 dhe vendimi i qeverise te zbatohet.

DW Nga Beogradi degjohen deklarata se pala serbe eshte e interesuar qe te gjitha ceshtet te zgjidhen permes bisedimeve. Si ish kryeminister i Kosoves si e shihni te ardhmen e procesit te negociatave Prishtine-Beograd

Rexhepi bdquoAbsolutisht ne jemi te gatshem per dialog ne kuader te atij formati qe eshte percaktuar nga BE dhe SHBA per temat qe kemi rene dakord dhe jashte atij formati nuk ka kurrfare bisedimesh. Cfaredo ceshtje qe lidhet me punet e brendshme te Kosoves qofte kufijte qofte policia apo gjyqesori etj. nuk ka bisedime dhe nuk do te pranojme. Askush nuk ka te drejte qofte dhe BE te negocioje me Serbine per ceshtje te brendshme te Kosoves.

Intervistoi Esat Ahmeti

Redaktoi Mimoza Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›