E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngerci politik mbetet nje pengese e madhe per procesin e integrimit te Shqiperise ne BE

DW Zonja Ambasadore duke patur parasysh vendet aspirante nga Ballkani Perendimor per anetaresim ne BE si eshte atmosfera ne Bruksel aktualisht kur vendi juaj ka Presidencen e rradhes Ka me shume hezitim e dyshime apo optimizem per zgjerimin me anetare te rinj nga rajoni yne

Irena Tatarzyska Polonia si vendi qe me rotacion ka Presidencen e rradhes se BE-se ashtu si dhe vendet anetare gjithmone kane qene ne mbeshtetje te zgjerimit. Polonia do te beje gjithcka qe strategjia e zgjerimit e BE te shkoje perpara ne periudhen e Presidences. Por duke qene realiste ne sfidat globale dhe ato te BE perballe krizes ekonomike e financiare ka dhe qarqe te ndryshme ne shoqerite e vendeve anetare qe mundet te ndjehen paksa te lodhur nga kjo. Nuk do te thote se ato nuk jane te hapura per procesin e afrimit te vendeve te tjera ne grupshtetet e BE-se. Me anetare te rinj duke ju referuar dhe vendeve te Ballkanit Perendimor kur ato te kene plotesuar kushtet BE-ja do te ndjehet me e bashkuar dhe me e sigurte qe nenkupton me e stabilizuar. Jane dy procese qe ecin paralelisht. Se pari angazhimi total dhe serioz ne BE per te kaluar veshtiresite ekonomike dhe financiare per te cilat po punojme bashkarisht me programe dhe strategji konkrete. Se dyti eshte ceshtja e zgjerimit te BE-se me anetare te rinj. Cilido vend aspirant duhet te tregoje sinjale pozitive ne arritje dhe hapa konkrete qe permbush. Shoqerite dhe qarqe te ndryshme ne shtetet anetare te BE-se duhet ti ndjejne keto sinjale e arritje si te thuash ti prekin keto reforma qe behen ne shtetet aspirante.

DW Sa shanse ka Shqiperia qe brenda presidences polake te arrije te marre statusin e vendit kandidat per ne BE

BE dhe Presidenca Polake ne mbeshtetje te procesit integrues te Shqiperise

Irena Tatarzyska Deshiroj qe te fokusohem me shume tek elementet pozitive te procesit. Shikoni Shqiperia eshte nje vend anetar i NATO-s qe eshte ne procesin integrues per ne BE ne perpjekje per te plotesuar kushtet e nevojshme. Shanset qe vendi te marre statusin e kanditatit per BE jane teresisht ne doren e shqiptareve. Eumlshte nje rregull i pergjithshem per cilindo vend aspirant qe vleresohet nese do te jete ose jo anetar i BE-se vetem ne baze te meritave. Kur do te permbushen detyrimet Kuptohet qe kjo eshte ne doren e politikaneve shqiptare dhe te qeverise. Bashkimi Evropian dhe Presidenca Polake ne menyre aktive dhe te panderprere jane ne mbeshtetje te procesit integrues te Shqiperise. Dhe ajo qe pritet eshte plotesimi i kushteve qe jane te qarta nga pala shqiptare duke i shoqeruar angazhimet ne deklarata e dokumente me rezultate konkrete dhe te prekshme. Pra kjo kerkon ne rradhe te pare perkushtimin e vendit aspirant. Ja te marrim rastin e vendit tim kur Polonia ishte ne fazat e aplikimit dhe plotesimit te detyrimeve qe na dilnin nga anetaresimi ne BE. Nga i gjithe opinioni nga politikanet nga aktoret sociale ka patur nje shprehje devotshmerie per te bere gjithcka qe Polonia te ishte nje dite vend anetar i BE-se.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ambasada polake ne Tirane

DW Zonja Ambasadore duke ju kthyer zhvillimeve aktuale ne Shqiperie vihet re se dhe pas zgjedhjeve lokale situata politike eshte si ne vendnumero. Mazhoranca dhe opozita nuk japin shenja per riuljen ne bisedime per gjetjen e zgjidhjeve konsensuale. Kjo marredhenie e tensionuar dhe mosbesimi sa ndikon ne procesin e integrimit te vendit ne BE

Eshte koha per tu fokusuar tek ceshtjet kyce te integrimit

Irena Tatarzyska Duhet ta them se pikerisht ngerci politik mbetet nje pengese e madhe per procesin e integrimit te Shqiperise ne BE. Mungesa e nje dialogu mes paleve vijon qysh pas perfundimit te zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2009. Shqiperia ashtu si cilido vend aspirant per tu anetaresuar ne BE me pare dhe tani duhet te plotesoje nje sere kushtesh. Jashte ose tutje plotesimit te ketyre kushteve nuk ka asnje menyre tjeter per te fituar statusin e vendit kandidat apo me pas per tu antaresuar me te drejta te plota ne BE. Tani qe zgjedhjet lokale per Tiranen jane nje kapitull i mbyllur mendoj se eshte koha per tu fokusuar tek ceshtjet kyce te integrimit per te bere te mundur pergjigjen pozitive per 12 aspektet e indentifikuara nga Komisioni Evropian per Shqiperine. Gjykuar ne aspektin teorik them se nuk ka asnje veshtiresi ne arritjen e ketyre objektivave. Kjo per vete ekzistencen e nje klime mbeshtetjeje ne shkalle te gjere te opinionit te brendshem shqiptar per procesin e integrimit ne BE por dhe sepse kete proces partite kryesore ne vend e kane shpallur prej kohesh si prioritetin e prioriteteve ne progamet e tyre sa i takon pjeses per politiken e jashtme.

DW Nga faktori nderkombetar por dhe nga zera te shoqerise civile brenda vendit po kerkohet realizimi i reformes elektorale nepermjet nje fryme bashkepunuese e konsensusi mes aktoreve politike kryesore. Sa rendesi ka ky moment dhe per ate qe konsiderohet si plotesim i detyrave te shtepise nga Shqiperia per integrimin evropian

Irena Tatarzyska Zgjedhjet jane nje faktor determinant ne vendosjen e shtetit ligjor dhe te demokracise. Cdo qytetari duhet ti sigurohet e drejta e votimit duhet ti sigurohet zhvillimi i nje procesi transparent dhe i ndershem per palet. Ne themel te ketij aspekti qendron hartimi dhe miratimi i nje kodi elektoral qe garanton zgjedhje te lira dhe demokratike. Ju e kujtoni besoj se ekipi i vezhguesve nderkombetare qe udhehiqet nga OSBE/ODIHR-i qysh ne perfundim te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009 shpalli nje sere rekomandimesh te nevojshme dhe te domsodoshme qe permiresonin procesin dhe menjanonin pjese a momente te diskutueshme e te kontestueshme nga palet. Per fat te keq kjo reforme nuk u arrit te behej para se te zhvilloheshin zgjedhjet lokale te ketij viti. Per zgjedhjet lokale ne ende nuk kemi nje raport final nga OSBE/ODIHR-i. Por nga ato qe jane thene ne raportet paraprake te vezhguesve nderkombetare apo nga qendrimet e qarta te muajit te kaluar te Baroneshes Ashton dhe Komisionerit Fyle eshte shprehur shqetesimi per frymen kontraverse dhe te polarizuar qe eshte mbajtur ndaj vendimeve qe jane marre nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit ne Tirane. Ata jane shprehur qarte per problematiken e procesit ne Tirane dhe nevojen e permiresimit te kuadrit ligjor elektoral. Ne menyre te qarte nga komuniteti nderkombetar eshte apeluar disa here qe permiresimi i kodit te behet ne baze te rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it. Keto qendrime tregojne qarte per rendesine qe ka realizimi i reformes zgjedhore ne Shqiperi.

Intervistoi Arben Muka

Redaktoi Mimoza Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›