E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grosman Islamabadi te mbeshtese perpjekjet per paqe

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin, Mark Grosman, i ka bërë thirrje Islamabadit të mbështesë përpjekjet për paqe dhe pajtim ndërmjet militantëve talibanë dhe qeverisë afgane.

Grosman i bëri këto komente në kryeqytetin pakistanez, ku ka zhvilluar bisedime me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Pakistanit dhe Afganistanit.
 
“Nga këndvështrimi im, ky grup i tre vendeve vë në pah rolin unik dhe të rëndësishëm që Pakistani duhet të luajë në mbështetje të procesit të pajtimit”, ka thënë Grosman.
 
Ushtria e Pakistanit dhe shërbimet e inteligjencës kanë pasur historikisht lidhje me talibanët, ndërsa militantët islamikë janë strehuar në zonat fisnore të Pakistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›