E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kosova ka nevojë për një qeveri të pastër"

Në një intervistë me BBC-në, Petrih u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që ta luftojnë korrupsionin brenda vetes dhe gjithashtu elitës politike në Kosovë që të marrë barrën e luftës ndaj kësaj dukurie.

Ai tha se sa më pozitiv që të jetë imazhi i vendit, aq më shumë rriten gjasat që ai të njihet ndërkombëtarisht në botë.

Duke folur për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadori Petrih tha se të dyja palët duhet të lëvizin për të gjetur një zgjidhje. Sipas tij, të dyja palët duhet të gjejnë një kompromis dhe atë t’ia propozojnë BE-së nëse duan t’i bashkohen asaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›