E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia i dënuari për kultivim droge

Ekstradimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me një vendimin të vitit 2006, e ka dënuar shtetasin Stefan Petani, me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve“, dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”.

Në datën 10.06.2005, oficerët e policisë gjyqësore kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Stefan Petani. Gjatë këtij kontrolli janë gjetur dhe sekuestruar 15 rrënjë bimë narkotike të kultivuar si dhe 100 gram bimë narkotike cannabis sativa, në gjendje të thatë, e paketuar në një qese plastike.

Ky shtetas është arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë më 17.12.2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›