E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, 22-vjeçari dhunon seksualisht 7-vjeçarin, pranga

Policia e Elbasanit, bëri të ditur se është arrestuar shtetasi Mandi Doda, 22-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shushicë. Ndaj tij është bërë një kallëzim penal nga fëmija, R. K, 7-vjeç, lindur dhe banues në Peqin.

Policia ka arrestuar gjithashtu edhe një mjek në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Kështu, është arrestuar në flagrancë mjeku Alban Hoxha, 32-vjeç, mjek roje tek urgjenca në spitalin kirurgjik Elbasan.

Mjeku pasi ka bërë ekzaminimin dhe mjekimin e të miturit me iniciale R.K, ku ka konstatuar se tek pacienti kishte shenja të marrëdhënieve seksuale, ai nuk ka njoftuar organet kompetente për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Dy shtetasit e arrestuar do të qëndrojnë në burg, derisa gjykata të marrë një vendim të dytë për ta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›