E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova kerkon pavaresi ne Keshillin e Sigurimit

Keshilli i Sigurimit nuk ka arritur asnje zgjidhje specifike per statusin e Kosoves. Ne perfundim te ketij takimi, ministri i Jashtem i Italise, Masimo D’Alema, i cili drejtoi kete seance, u shpreh se nga kjo mbledhje dolen ne pah mosperputhjet e qendrimeve te dy paleve. Ne kete menyre ka deshtuar edhe kjo seance, fundi i se ciles pritej, per shkak te qendrimit te njohur rus kunder pavaresise se Kosoves. D’Alema eshte shprehur se per zgjidhjen e çeshtjes se Kosoves nuk mund te kete zgjidhje me kompromis. Ne lidhje me Misionin e Bashkimit Europian ne Kosove, D’Alema u shpreh se tashme ky vendim eshte marre, trupat policore dhe gjykatesit do te shkojne ne Kosove vitin tjeter. Sipas tij, me gjithe situaten delikate ne Kosove, duhen respektuar disa rregulla, midis te cilave eshte siguria e rajonit, mbrojtja e te drejtave te minoriteteve dhe zhvillimi dhe forcimi i ligjit. Ndersa ambasadori rus ne OKB, Vitali Çurkin, ka deklaruar se Rezoluta 1244, e cila stabilizon pranine e forcave te UNMIK–ut ne Kosove, duhet vezhguar me kujdes. Ai gjithashtu eshte shprehur kunder pranise se forcave te BE-se ne Kosove pa miratimin e Keshillit te Sigurimit. Ne konferencen e perbashket per shtyp pas takimit te Keshillit te Sigurimit, u deklarua se te gjitha mundesite per negociata tashme jane ezauruar. Ndersa presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, gjate fjalimit te tij ne Keshillin e Sigurimit ka shprehur serish qendrimin se delegatet e Kosoves dhe Serbise nuk do te arrijne kurre nje marreveshje per statusin. Ai u beri thirrje anetareve te Keshillit per marrjen ne shqyrtim te opsionit te pavaresise se Kosoves ne kontekstin e shperberjes se Ish-Jugosllavise dhe jo si rast i shkeputjes etnike. Zalmay Kahlilzad, ambasadori amerikan ne OKB, ka deklaruar se situata ne Kosove eshte e paqendrueshme dhe mbajtja e status-quo-se sjell probleme per rajonin dhe gjithe Europen. Ai theksoi se nese Rusia nuk mbeshtet planin “Ahtisari”, SHBA-te dhe BE-ja jane te gatshme te vazhdojne rrugen lidhur me kete çeshtje. Fjala e Sejdiut ne Keshillin e Sigurimit eshte pershendetur edhe nga qeveria shqiptare. Perfaqesuesi me i larte i Kosoves, presidenti Fatmir Sejdiu, iu drejtua per here te pare institucionit me te rendesishem nderkombetar, Keshillit te Sigurimit, thuhet ne nje deklarate per shtyp te qeverise shqiptare. “Sot eshte nje dite historike per Kosoven dhe per mbare kombin shqiptar. Qeveria shqiptare pershendet fjalen historike te presidentit Sejdiu para perfaqesuesve te kombeve me te fuqishem te botes dhe anetareve jo te perhershem te Keshillit te Sigurimit, si nje kontribut shume i rendesishem per zgjidhjen perfundimtare te statusit te Kosoves, si dhe per paqen dhe stabilitetin ne Ballkan”, - u tha ne kete deklarate.

20 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›