AKKP merr si fond kompensimi prona shteterore
Ne mbeshtetje te Nenit 100 te Kushtetutes dhe te Neneve 16 e 28 te Ligjit Nr.9235, date 29.07.2004, “Per kthimin dhe kompensimin e prones”, te ndryshuar, me propozimin e kryeministrit, Keshilli i Ministrave vendosi: 1) Siperfaqja truall prej 1 185 m2, prone shteterore, me vendndodhje ne Tirane, ZK 8380, me numer pasurie 2/329, me kufij: ne veri, rruge; ne jug, rruge; ne lindje, pasuria 2/94 dhe ne perendim rruge, sipas planvendosjes qe i bashkelidhet ketij vendimi, te kaloje ne fondin e kompensimit fizik e te vihet ne dispozicion te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. 2) Kjo siperfaqe te sherbeje per kompensimin fizik te Komunitetit Mysliman Shqiptar, te prones se njohur me Vendimet Nr.459, date 21.02.1996, dhe Nr.345, date 24.09.2000, te ish-Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Tirane. 3) Ngarkohen Ministria e Drejtesise, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme per zbatimin e ketij vendimi. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.
20 Dhjetor 2007