Greket kapin policin shqiptar, tentoi te kaloje ilegalisht nje shtetase
KAPSHTICE - Nje polic i pikes kufitare te Kapshtices u arrestua mbreme nga strukturat e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, pasi akuzohet se ka tentuar te kaloje ilegalisht drejt territorit te Greqise nje emigrante ilegale, por eshte ndaluar nga vete policia e shtetit fqinj. Burimet zyrtare te policise se qarkut te Korçes bejne te ditur se “Vexhi Sino, banor i fshatit Miras, ne rrethin e Devollit, 45-vjeçar, ishte riveshur polic vetem pak kohe me pare”. Sipas hetimeve paraprake te SHKB-se, Sino ka marre 300 euro per kalimin e nje shtetaseje nga Elbasani, se ciles i kishte skaduar leja e qendrimit qe kishte si emigrante. Mesohet se “punonjesi i policise prane pikes kufitare te kalimit ne Kapshtice eshte ndaluar rreth ores 17 te se merkures, pasi eshte kapur ne flagrance nga vete komandanti grek, ne territorin e shtetit fqinj”. Sino ka hyre ne territorin grek bashke me gruan, per te cilen ka marre shumen e lartpermendur, nderkohe qe ka tentuar ta fuse ate ne shtetin grek nga ana ku kryhen daljet nga Greqia e shtetasve shqiptare dhe jo nga hyrja zyrtare qe perdoret per kete qellim. Ka qene komandanti grek i pikes se kalimit qe ka kapur ne flagrance policin shqiptar, ndersa menjehere jane njoftuar homologet shqiptare. Çeshtja eshte marre ne shqyrtim te menjehershem nga specialistet e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem prane pikes kufitare te Kapshtices, nderkohe qe eshte vendosur dhe masa e arrestit per punonjesin e policise, ndaj te cilit rendojne akuzat e shperdorimit te detyres dhe dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit.
20 Dhjetor 2007