E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, lirohet Bogdanov serbi që dogji flamurin shqiptar

GENOVA- Ivan Bogdanov, ultranacionalisti serb që dogji flamurin shqiptar në 12 tetor të vitit 2011 në stadiumin Luigi Ferraris të Genovës në deshjen midis Italisë dhe Serbisë është liruar nga burgu dhe është përjashtuar përgjithmonë nga Italia.

Trupi gjykues i Gjenovës ka marrë parasysh kërkesën për lirim nga burgu që i është paraqitur nga përfaqësuesi ligjor i Ivanov duke e përjashtuar nga vendi dhe rikthyer në Serbi, raportojnë mediat italiane.

Me 8 mars të këtij viti ultranacionalisti serb ishte dënuar me 3 vjet dhe 3 muaj për dhunën e shkaktuar në stadiumin e Gjenovës me rastin e ndeshjes Serbi-Itali e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2012.

Sipas të përditshmes serbe Vecernje Novosti, sëbashku me Ivan Bogdanov të ashtuquajturin ‘Ivani i tmerrshëm’ do të kthehet në atdhe së bashku me Nikola Klickovic, një tjetër tempist protagonist i përleshjeve në stadiumin Luigi Ferraris, i cili ishte dënuar edhe ai në mars të 2011 me tre vjet burg.

Ndërkohë edhe 6 serbët e tjerë pjesmarrës në incidentin e ndeshjes Itali-Serbi të cilët ishin dënuar me 2 vjet burg edhe ato u kthynë në Serbi.

'Me 8 mars të 2011 'Ivani i tmerrshëm' u akuzua për veprën: rezistencë të rëndë ndaj forcave të rendit dhe për dëmtime të rënda. Bogdanov pati mbuluar fytyrën me maskë në ndeshjen e 12 tetorit, por pak orë pasi pamjet e tmerrshme të dhunës së tifozëve serbë u transmetuan në të gjitha mediat e botës, ai u arrestua në bagazhin e një autobusi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›