Kamxhik dhe burg për aktoren

Lajmi për dënimin e aktores fillimisht u përhap përmes një web-faqeje opozitare të Iranit.
“Marzieh Vafamehr u dënua me një vit burg dhe me 90 goditje kamxhiku”, theksohet në lajmin e publikuar në kalame.com. Sipas web-faqes, avokati i aktores iraniane ka ushtruar ankesë ndaj vendimit të shqiptuar të shtunën e kaluar.
Ndryshe, Marzieh Vafamehr është bashkëshortja e regjisorit dhe skenaristit iranian, Nasser Taghvai, i cili u arrestua në muajin korrik, menjëherë pas shfaqjes së gruas së tij në filmin “My Tehran For Sale”, i cili u kritikua ashpër nga qarqet konservatore në Iran.
Filmi, që është një bashkëpunim iraniano-australian, rrëfen për historinë e një aktoreje të re që jeton në Teheran, të cilës autoritetet e shtetit ia ndalojnë punën në teatër. Si rrjedhojë, aktorja detyrohet të bëjë një jetë të fshehtë, në mënyrë që të arrijë të shprehë vetveten artistikisht.