E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanovic Dialogu varet nga qendrimi i SHBA


Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic ka deklaruar fati i bisedimeve Prishtinë-Beograd do të varet nga roli i Brukselit.

Ky i fundit, sipas Ivanovic, duhet të bindë faktorin amerikan në Kosovë që t’u bashkohet persioneve ndaj autoriteteve të Prishtinës, të cilat po politizojnë bisedimet.

“Problemi qëndron në faktin se KE nuk ka të njëjtën influencë që ka SHBA në Prishtinë. Pyetja që shtrohet është se sa i aftë do të jetë KE të bindë ambasadorin amerikan që t’u bashkohet presioneve ndaj autoriteteve kosovare”, ka deklaruar Ivanovic.

“Nëse një gjë e tillë Pyetja që shtrohet është se sa i aftë do të jetë KE të bindë ambasadorin amerikan që t’u bashkohet presioneve ndaj autoriteteve kosovare

Oliver Ivanovic
Sekretar i Ministrisë serbe për Kosovën ndodh, dhe besoj se do të ndodhë, atëherë vazhdimi i dialogut është i sigurtë”, ka nënvizuar zyrtari serb për televizionin RTS.

Ai ka shtuar më tej se bisedimet kanë qenë gjithmonë në teh pasi pala kosovare ka dashur t’i politizojë ato në atë masë, në mënyrë që të fitojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e Ivanovic vjen pak ditë pas vizitës së negociatorit të BE, Robert Cooper në Beograd, i cili nuk arriti të bindte palën serbe që të rifillonte bisedimet me atë kosovare, pas dështimit të raundit të shtatorit.

Kushti i palës serbe për rifillimin e dialogut është që në këtë proces të bisedohet edhe lidhur me situatën në veriun e Kosovës, konkretisht për pikat kufitare të Jarinjes dhe Bërnjakut.

Ndërsa gjatë vizitës në Prishtinë, Cooper mori mesazhin se pala kosovare është e gatshme të vazhdojë dialogun për cështje teknike dhe vetëm si dy shtete të pavarura.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova KFOR e EULEX, operacion në Jarinjë
KFOR-i dhe EULEX-I nisën këtë mëngjes operacionet e përbashkëta për vendosjen e kontrollit në rrethinën e portës në Jarinje. Konsumimi i privatizimit
Albin Kurti - Nëse thua që themeli, kulmi dhe motori i ekonomisë së Kosovës duhet të jetë veçse investimi privatizues nga jashtë, pra ashtu siç thotë rregullisht qeveria e Kosovës, atëherë praktikisht je duke bërë thirrje për t’u kolonizuar.
Absurditetet e reformës elektorale kosovare
Adri Nurellari - Një ndër fatkeqësitë kombëtare që po u ndodh shqiptarëve është mosnxjerrja e mësimeve nga përvojat e ndërsjella, por adaptimi në Kosovë i përvojave më negative të Shqipërisë. Kosova, konfirmohet njohja nga Gaboni
Është zyrtarizuar më në fund njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti afrikan i Gabonit, pas shumë konfirmimesh e përgënjeshtrimesh. Krasniqi: Strukturat serbe pengojnë zhvillimin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi fajësoi praninë e strukturave të organizuara kriminale në veri të Kosovës për rrënimin e ekonomisë dhe për rrezikimin e stabilitetit dhe sovranitetit të vendit.

Lajmet kryesore

KE ngel Shqipërinë, Berisha: Ja arritjet tona
Ruci: Humbi kredibiliteti i vendit
Integrimi, apeli i Topit: Dialog e bashkëpunim
Shqipëria ngel sërish në klasë
Shkodër, shpërthim eksplozivi, vdes kambisti
Berat, vritet me kallashnikov 33-vjecari

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›