Ministri pret ambasadorin gjerman
Ministri i Kulturës,Memli Krasniqi, prit të mërkurën ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Ernst Reichel, me të cilin biseduan, mes tjerash, për arritjet në fushën e kulturës mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Ministri Krasniqi dhe ambasadori Reichel u pajtuan që sa më shpejtë të nënshkruhet një marrëveshje e bashkëpunimit kulturor, ngase ky do të ishte një hap i rëndësishëm për të dy palët. Ministri kosovar e njoftoi ambasadorin Reichel me të arriturat në fushën e kulturës sivjet, derisa nënvizoi diversitetin kulturor, etnik dhe fetar i Kosovës si një vlerë të Evropës.
Ambasadori gjerman, ndërkaq, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ndërkohë që vlerësoi lartë vetëdijen e shtetasve të Kosovës për pranimin e kulturave të ndryshme.