E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova krijon departamentin anti-korrupsion me 5 prokurorë vendas dhe 3 ndërkombëtarë

Qeveria e Kosovës, në kuadër të angazhimeve për luftë kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar, në koordinim të plotë edhe me EULEX dhe institucionet tjera, ka aprovuar vendimin për mbështetjen e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Në kuadër të kësaj prokurorie do të formohet departament i veçantë për anti-korrupsion

 me 5 prokurorë vendës dhe 3 ndërkombëtarë. Qeveria e Kosovës do të vërë në dispozicion të këtij departamenti të gjitha resurset dhe mbështetjen për funksionimin e tij. 30 hetues policorë do të angazhohen në mbështetje të këtij departamenti dhe 5 ekspertë për fushën e tatimeve dhe shpëlarjes së parave. Qeveria gjithashtu do të ofrojë gjithë mbështetjen financiare për funksionalizimin e këtij departamenti. Prokurorëve të këtij departamenti do të ju sigurohet mbrojtje e afërt fizike, për ata personalisht dhe për familjet e tyre. Në mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, qeveria e Kosovës ditën e djeshme ka aprovuar ka aprovuar edhe Raportin e Punës së Qeverisë për vitin 2009 dhe ka miratuar vendimin për riorganizimin e Hekurudhave të Kosovës në dy ndërmarrje të reja aksionare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›