Kosova kujton ditëlindjen e arkitektit të pavarësisë, Ibrahim Rugova
PRISHTINË- Kosova kujton sot Presidentin historik, liderin arkitekt të pavarësisë, Ibrahim Rugova, të lindur pikërisht para 67 viteve, më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut.
Që para më se dy dekadave, Rugova përcaktonte hapur pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për shtet, duke theksuar se “zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkombëtar si fazë kalimtare”.
Në 23 dhjetor 1989, Rugova u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila më shumë se parti lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.
Më 24 maj 1992, pas deklarimit të popullit të Kosovës në referendum për pavarësi një vit më parë, Rugova në zgjedhjet e para nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh President i Republikës së Kosovës, e cila ishte shpallur në vitin 1990, por nuk ishte njohur ndërkombëtarisht.
Ai u shua në 21 janar 2006, duke lënë me veprën e tij jetësore gjithmonë ndezur dritën e të ardhmes për Kosovën shtet euroatlantik.
Sot, në ditëlindjen e tij, personalitete politike dhe qytetarë po bëjnë homazhe në shprehje të mirënjohjes e nderimit të gjithë kombit te Memoriali i tij në varrezat e heronjeve dhe dëshmorëve në lagjen Velania në Bregun e Diellit në Prishtinë. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës nderoi sot Presidentin historik, Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij.
(el.me/atsh/BalkanWeb)