E Shtunë, 31 Tetor 2026

eshtja Meta ne 5 dhjetor serish ne Gjykaten e Larte

Në Gjykatën e Lartë u zhvillua pjesa e parë e seancës gjyqësore ndaj ish-kryeministrit, Ilir Meta. Siç dhe ishte bërë publike, gjatë seancën u morën në pyetje tre dëshmitarët të kërkuar nga prokuroria dhe avokatët mbrojtës, Estela Çela, Majlinda Mekuli dhe Zamir Stefani. Momentalisht seanca është mbyllur për një pushim të shkurtër, për të rifilluar më tej procesin.

Me rinisjen e seancës u morën në pyetje dhe tre dëshmitarë të tjerë, përkatësisht Ervin Duraj, Etleva Kondi dhe Durim Kraja. Gjatë marrjes në pyetje dëshmiratët sqarun mbi disa çështje teknike, që lidhen me procedurat e zhvillimit të tenderave. Seanca e rradhës u vendos që të thirret në datë 5 dhjetor.

Në séancën e kaluar u pyet dëshmitari i parë Dritan prifti, biznesmeni Bekim Halilaj, anëtarët e komisionit të ankandit, Artur Mahmutaj dhe Pajtim Sulaj. Dy vartësit e Priftit në kohën që ky i fundit ishte ministër i ekonomisë kanë përgenjështruar deklaratat e Prfiti ashtu siç e ka përgenjeshtruar edhe biznesmeni Halilaj.

Ish-ministri i ekonomisë ka qenë shumë kontradiktor në dëshminë e tij duke mos arritur të sqarojë disa prej pikepyetjeve të çshtjes “Meta”. Sot pritet të pyeten të tjerë dëshmitarë të cilët mund të zbulojnë të tjera fakte interesante.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›