Tragjedia ne Greqi
Në fshatin Katund i Ri në Durrës, në familjen Mësaja, janë hapur dyert e zisë. Dy pjesëtarët e saj, babai Fillimi dhe djali 3-vjeçar, Oligerti, u gjetën të masakruar në Greqi, në një zonë në Kallamata. Fillim Mësaja ishte me origjinë nga Kukësi, por ishte vendosur në Katundin e Ri. Familjaret tregojne se ngjarja i ka shokuar dhe duan qe shteti ta zbardhë atë.