Rregulloroja e Kuvendit

Është mbledhur për herë të parë grupi i punës për rishikimin e Rregullores së Kuvendit. Mbledhja e parë është drejtuar nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Kryeparlamentarja është shprehur se rishikimi i Rregullores përbën një detyrë me rëndësi për parlamentin. Gjatë fjalës së saj, kryetarja Topalli tha se partitë politike kanë përfaqësuesit e tyre në këtë grup pune dhe të gjitha mundësitë për të dhënë kontributin e nevojshëm.
“Rregullorja përbën bazën themelore në të cilën ndërtohet jeta parlamentare. Duke lexuar përmbajtjen kodit të etikës ndjeva kënaqësi”, theksoi Topalli.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i Partiës Socialiste, deputetit Namik Dokle Rregullorja e Kuvendi ka disa pika, të cilat duhen ndryshuar.
“Me kalimin e kohës praktika parlamentare sygjeron gjëra të reja për të ecur me hapin e kohës”, nënvizoi Dokle, gjatë fjalës së tij.
Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit ishin pjesë e marrëveshjes së konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës.
Gjatë punimeve të kësaj mbledhje të parë të grupit të punës u vu re se kërkesat e opozitës insistojnë në një rishikim të detajuar të të gjithë Rregullores. N ndërsa mazhoranca nga ana e saj gjykon se rishikimi i vetëm disa neneve do të mund të realizonte kërkesat e BE-së për një reformë brenda standarteve evropiane.
Ndërkohë në po këtë linjë u shpreh dhe deputeti demokrat, njëkohësisht anëtar i komisionit për ndryshymin e rregullores, Jemin Gjana. Sipas tij, në 80% e kësaj Rregulloreje është konform stardarteve të kërkuara.