E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i Marty eurodeputetet takim me shefin e EULEX

Bashkimi Europian duhet të mbështesë financiarisht hetimet për akuzat e ngritura nga eurodeputeti Dick Marti si dhe të mundësojë mbrojtjen e dëshmitarëve të këtij procesi. Ka qenë ky konkluzioni i arritur në përfundim të takimit mes shefit të ri të EULEKS, Xavier de Marnac me deputetët e parlamentit europian në Bruksel. Në lidhje me mundësitë që EULEKS ka për të hetuar këto akuza, De Marnac shprehet:

"Duhet te them se pari se EULEKSi e ka marre kete çeshtje me shume serizotet. Ne vijim ne kemi hedhur bazat e nje metode sipas se ciles ne do ta trajtojme kete dosje. Ketu kemi edhe disa pune per te bere. Mendoj se kemi reaguar shume shpejt. Dhe kjo duhet çuar deri ne fund per imazhin e BE-se. Eshte domosdoshme te veprojme keshtu, sepse nuk mund te  nenvleftesohet nje dosje e tille. Nga pikepamja juridike mund te them se EULEKS e ka plotesisht te drejten per ti bere keto hetime", tha De Marnac.
 
Doris Pack ka kërkuar që hetimi për akuzat e ngritura nga Martin të kryhet ne bashkepunim edhe me autoritetet shqiptare dhe ato të vende te tjera te rajonit, të përmenduara në raportin e eurodeputetit zviceran.

"Une them se EULEKSI i ka kapacitetet per nje gje te tille, çka e ka treguar edhe me pare.Sigurisht, nese numri i deshmitareve do te jete i madh, qe nuk e dime tani per tani, atehere do ta shqyrtojme menyren se si duhet t'i marrim ata ne mbrojtje. Dhe nje nga menyrat per nje gje te tille eshte edhe mbrojtja duke i strehuar ata ne vende te sigurta", u shpreh zonja Pack.
 
Hetimi nga EULEKS i akuzave për trafikim të mundshëm të organeve njerëzore nga disa zyrtarë të lartë të ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ngritura nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, është kërkuar edhe nga organizata për të Drejtat e Njeriut, Human Rights ëatch.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›