E Shtunë, 31 Tetor 2026

"GO WEST" apeli liron Turtullin

Tirane- Lirohet ne salle te gjyqit nje prej te akuzuarve si anetare te "GO WEST". I pandehuri Voltan Turtulli eshte liruar dje nga togat e zeza te Gjykates se Apelit per Krime te Renda, pasi i kishin perfunduar afatet e paraburgimit. Turtulli ishte denuar nga Gjykata e Shkalles se Pare per krime te renda me 5 vjet e 6 milione leke gjobe. Te pandehurit e tjere te akuzuar si anetare te grupit "GO WEST" jane Nikolin Cako Eljano Cenko, Altin Flamuri, Valbona Cako, Perparim Kateshi, Selman Murati, Avdi Leka dhe Edomond Bejko. Sipas hetimeve, te pandehurit ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane organizuar kalimin e paligjshem te kufirit te shtetasve te ndryshem, duke i pajisur me viza, dokumente te falsifikuara, kundrejt pageses, ne varesi te linjave te udhetimit.

Nje pagese varionte nga shumat 10500 deri ne 16000 euro. Nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se te pandehurit Edmond Bejko, Perparim Kateshi, Selman Murati, ishin ata qe merrnin kerkesat nga persona te ndryshem per te shkuar jashte shtetit. Pasi iu kerkonin dokumentet e nevojshme, vendosnin cmimet ne varesi te shtetit, te destinacionit dhe me pas bisedonin me te pandehurin Nikolin Cako, i cili mundesonte gjetjen, ose pershtatjen e dokumenteve te falsifikuara. Ai gjithashtu vinte ne dispozicion biletat e udhetimit, percaktonte itinerarin e levizjes dhe mbante lidhje me bashkepunetore te tjere, ne shtetin ku ishte destinacioni i dergimit. Kalimi i ketyre personave realizohej nepermjet kontrolloreve qe punonin ne aeroportin "Nene Tereza", Rinas, te cilet nuk kontrolloheshin perpara se te niseshin. Akuzat qe rendonin mbi te pandehurit, dy prej te cileve ish-oficere policie ne Rinas, kishin te benin me "grupim i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave kriminale nepermjet ketij grupimi", "falsifikim dokumentesh", "dhenie ndihme per kalim te paligjshem", etj akuza, nderkohe qe per asnje moment ata nuk i kane pranuar ato, si gjate momentit te hetimit, ashtu dhe ne gjykimin e ceshtjes. Fillimisht u fol per nje grupim te madh, por qe gjate hetimit u reduktua ne 9 te pandehur, pasi pjesa me e madhe e te dyshuarve te implikuar ne kete aktivitetet kriminal, sipas akuzes, i kaluan per kompetence gjykimi nje gjykate te zakonshme, shume prej te cileve kane fituar edhe pafajesine. R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›