E Diel, 1 Nëntor 2026

U përkujtua dëshmori Malush Ahmeti

Udhëheqja komunale e Sekenderajt e prirë nga Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku kanë bënë sot homazhe dhe vendosen lule pranë vendosen lule pranë lapidarit të Malush Ahmetit në Rezallë, në 14 vjetorin e rënies së tij.

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku shprehu respektin e thellë për figurën heroike të dëshmorit Malush Ahmeti dhe gjithë dëshmorëve që ranë në luftën për çlirim.

Më këtë rast shkolla fillore e fshatit Rezallë, që mban emrin e dëshmorit, me një manifestim shenoi 14 vjetorin e rënies Malush Ahmetit dhe njëkohësisht kremtoi edhe ditën e shlkollës. Drejtori i shkollës Bajram Rukolli, paraqiti para pjesëmarrësve një historik të shkurtër të kësaj shkolle që nga themelimi e deri në ditët e sotme.

Ai foli për traditën 67 vjeçare të shkollës, për sukseset dhe sfidat më të cilat u përballë ky institucion arsimor. “Shkolla jonë me krenari e mbanë emrin e dëshmorit Malush Ahmeti, i cili ka qenë edhe nxënës në këtë shkollë”, tha Rukolli.

Në emër të Komunës para të pranishmëve foli nënkryetari i Komunës Fadil Nura, i cili pasi i uroi për ditën e shkollës nxënësit dhe mësimdhënësit, theksoi se rënia e Malush Ahmetit do të jetë motiv për punë të suksesshme dhe cilësore në shkollën e Rezallës.

”Malush Ahmeti do të jetë udhërrëfyes jo vetëm i juaji si bashkëfshatarë por edhe për të gjithë ne ku do që jemi”, tha Nura.

Ndërkaq, nxënësit dhe Mësimdhënësite shkollës “Malush Ahmeti” prezentuan për pjesmarrësit në festën e tyre edhe një program artistik, më poezi, këngë dhe valle kushtuar dëshmorit Malush Ahmeti dhe shkollës së tyre./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›