Arrestohet Zvonko Veselinovic, dyshohet se vrau policin kosovar
MITROVICË- Biznesmeni dhe i dyshuari kryesor sipas KFOR-it, për sulmin ndaj ushtarëve të forcave speciale kosovare në veri, Zvonko Veselinovic nga Mitrovica, është arrestuar të martën në Kopaonik. Nga sulmi mbeti i vrarë edhe një polic.
Lajmi konfirmohet nga sajti serb, “PressOnline”, i cili thekson se Veselinovic u arrestua si i dyshuar për aktivitete kriminale.
Jozyrtarisht, siç raporton “PressOnline”, në të njëjtin aksion policor, është arrestuar edhe vëllai i tij, Zharko.
Ndërkaq, B92 ka mësuar se ai është aktualisht në rrugën për në Kralevë, ku do të zhvillohet një seancë dëgjimore para gjyqtarit përkatës.
(ma.ar/BalkanWeb)