Kosova mirëpret fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave
PRISHTINE- Kosova mirëpret fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave në fund të këtij viti. Ministrja për integrime evropiane e Kosovës, Vlora Çitaku, e cilësoi "një nga të arritjet më të mëdha që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës."
Në emër të qeverisë së Kosovës, Çitaku përshëndeti Raport Progresit, dhe deklaroi se ai paraqiti "gjendjen reale dhe faktike të zhvillimin njëvjeçar të Kosovës."
“Shpresojmë dhe do të punojmë që gjatë 12 muajve të ardhshëm, raporti i Komisionit Evropian të shërbejë si bazë për zhvillimin e dialogut racional dhe konstruktiv ndërmjet akterëve të ndryshëm të shoqërisë sonë me qëllim të ndërtimit të konsensusit mbarëshoqëror për ndërmarrjen reformave të thella politike, ekonomike dhe shoqërore. Strategjia e zgjerimit ka rikonfirmuar agjendën evropiane të Kosovës me vazhdimin e mbështetjes së dy prioriteteve kyçe- liberalizmin e vizave dhe marrëveshjes tregtare”, tha Çitaku në një konferencë për gazetarë, pak pas publikimit të Raportit të Progresit nga ana e Komisionit Evropian.
(s.g/balkanWeb)