Progres raporti i KE: Shqipëria progres të kufizuar
TIRANE- Pavarësisht progresit të bërë gjatë këtij viti, Komisioni Europian nuk është në gjëndje të rekomandojë hapa të mëtejshëm për Shqipërinë. Eshtë ky konkluzioni i paraqitur sot në raportin e KE-së për Shqipërinë ku analizohet përparimi i vendit tonë në drejtim të përmbushjes së 12 kritereve të paraqitura në opinionin e nëntorit të vitit të kaluar.
Në raport thuhet specifikisht se pavarësisht disa përmirësimeve, puna e parlamentit sa i takon funksioneve të tij legjislative, (çka përbën dhe një prej prioteteve të opinionit të KE-së) “mbetet i pamjaftueshëm.”
“Ngërçi i gjatë politik që u përshkallëzua edhe më shume nga ngjarjet e 21 janarit dhe debatet për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës, ka penguar seriozisht punën parlamentare dhe dialogun politik. Po kështu “ngërçi ka penguar edhe arritjen e një konsensusi të nevojshëm për implementimin e reformave të nevojshme në rrugën drejt BE-se”-thuhet ne raport.
“Bojkoti i pjesshëm i opozitës pengoi punën në parlament, ndaj në këtë drejtim rikthimi i saj në parlament në 5 shtator përbën një hap pozitiv drejt normalizimit të dialogut politik.”- thuhet në raport.
“Raporti thekson gjithashtu se klima e polarizimit politik dhe mosbesimit mes qeverisë dhe opozitës ndikoi në zgjedhjet lokale të 8 majit, por çka është më e rëndësishmja reforma elektorale, një prej prioriteteve te opinionit te KE-së ka ngecur. Po kështu raporti thekson se parlamenti nuk ka siguruar ende një seance dhe një votim për emërimet në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetese, çka përbën gjithashtu një prioritet kyç të raportit të KE-së. Sa i përket funksionimit të qeverisë, raporti thekson se pavarësisht përpjekjeve të konsiderueshme të bëra nga ekzekutivi dhe Komisioni Parlamentar për Integrimin Europian për të koordinuar reformat lidhur me integrimin në BE, cilësia e hartimit legjislativ dhe konsultimi me palët e treta kanë nevojë për përmirësim. Po kështu në të thuhet gjithashtu se procesi i reformave të decentralizimit u ndikua negativisht nga marrëdhëniet e vështira mes pushtetit qëndror dhe atij vendor.
Ndërkohë Shqipëria nuk ka plotësuar edhe një tjeter kriter kyç, që ka të bëjë me reformën në administratën publike, përfshirë këtu amendimin e ligjit për shë civil. Edhe në këtë drejtim, raporti vë në dukje faktin se miratimi i legjislacionit të nevojshëm varet nga kapërcimi i ngërçit politik. Raporti shpreh vlerësim jo fort pozitiv edhe sa i përket sistemit gjyqësor duke vënë në dukje se “Shqipëria ka bërë shumë pak progres, sa i takon plotësimit të reformës gjyqësore, gjithashtu një prioritet kyç i opinionit të KE-së, vitin e kaluar.
Po kështu Shqipëria ka bërë progres të vogël në fushën e politikave kundër korrupsionit, që përbëjnë gjithashtu një tjetër prioritet kyç të opinionit të KE-së. “Korrupsioni vazhdon të mbizotërojë në shumë sfera dhe vazhdon të jetë një problem veçanërisht serioz”-theksohet në raport. Sa i takon të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së minoriteteve, raporti vë në dukje se ka patur progres të pjesshëm në adresimin e këtij prioriteti kyç dhe implementimin efektiv të politikave kundër diskriminimit, ndërsa janë rritur shqetësimet në disa sfera si liria e medias, ku pavarësia editoriale vazhdon të pengohet nga interesat politike dhe ato të bizneseve. Raporti vë në dukje se Shqipëria ka bërë progres në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, por se krimi i organizuar vazhdon të jetë një sfidë për vendin tonë, ndaj nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të implementuar kornizën ligjore dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.
(Erjona Rusi/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Progres raporti i KE: Shqipëria progres të kufizuar