Kosova nderon deputetin zviceran Leuenberger

Ambasada e Kosovës në Zvicër i ndau deputetit zviceran Ueli Leuenberger, çmimin tashmë tradicional ”Diaspora 2013”. Ueli Leuenberger njihet si mik i madh i shqiptarëve, i cili për dekada nuk pushoi aktivitetet e tij për të drejtat e shqiptarëve në periudha të ndryshme kohore.
Në ceremoninë e ndarjes se çmimit morën pjesë personaliete të larta të institucioneve zvicerane dhe të Kosoves, si dhe miq të shumtë të Ueli Luenberger.
Kryetarja e Parlamentit zvicran Maya Graf me këtë rast solli urimet dhe përshëndetjet e gjithë deputetëve zviceran dhe potencoi se ky çmim nderon jo vetem Leuenberger, i cili për vite të tëra punoi për çështjen shqiptare, por edhe të gjithë ata të cilët janë angazhuar për të drejtat në Zvicër, transmeton Rtk.
Graf tha se Leuenberger ka punuar në kohërat më të vështira për kosovarët dhe pa kurrfarë paragjykimi edhe në kohën kur shqiptarët janë paragjykuar.
Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj tha se ky çmim tashmë tradicional është një akt shumë simbolik për gjithë atë që ka bërë avokati më i zëshëm i shqiptarëve të Kosovës. ”Prapa punës së tij është një jetë e tërë e kaluar në aktivitete për senzibilizimin e çështjes së shqiptarëve në ish-Jugosllavi”
Vet deputeti zviceran Ueli Leuenberger tregoi se kosovarin e parë e ka takuar para 30 vitesh, në kohën kur kosovarët vinin në Zvicër, punonin dhe me ato që fitonin në këtë shtet mbanin familjet e tyre. Ka shumë vite që prej atëherë dhe kosovarët janë bërë pjesë e jetës zvicerane dhe Leuenberger konsideron se tashmë shqiptarët dhe zviceranët në Zvicër kanë një fat të përbashkët, i cili i bashkon.
Ai apelon tek të gjithë shqiptaro-zviceranët që të bëjnë përpjekje edhe më të mëdha që populli shqiptar të njihet edhe më shumë në botë.
”Por presim që edhe Qeveria kosovare të bëjë më tepër sidomos që ta përmbyllë çështjen e sigurimeve pensionale për shqiptarët e Kosovës”, tha ai./Indeksonline/