1 Maji, nis “festa” e gomave

Foto:Berat Murina
Me gjithë thirrjen që ka bëre Ministria e Ambientit dhe premtimeve se do të marr masa për të gjithë ata që zihen duke djegur goma për festen e 1 Majit, tashme duket se “festa” e gomave ka filluar.
Në orët e mbrëmjes Prishtina është mbuluar nga tymi i gomave të djegura në lagjet periferike të kryeqytetit.
Qytetarë të shumtë kanë postuar fotografi në rrjetet sociale të djegies së gomave edhe në vendet tjera të Kosovës.
Ndryshe, tash e disa vite kosovarët festën e 1 Majit e festojnë me ndezjen e zjarreve, ato ndezën në mbrëmjen e 30 Prillit.
E, Ministria e Ambientit ka bërë thirrje që nesër, me rastin e 1 Majit, të mos ndizen zjarre apo të digjen goma. Ministria kujton se me ligjin për mbrojtjen e ajrit është e dënueshme një gjë e tillë. /Indeksonline/