E Shtunë, 31 Tetor 2026

QKUK vlerëson punën njëvjeçare

Nga Express më 24 dhjetor 2010 në ora 19:41

Drejtues të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë vlerësuar pozitivisht punën e këtij institucioni shëndetësor, pavarësisht sfidave dhe vështirësive me të cilat janë përballur gjatë këtij viti që po lëmë pas.

Në një konferencë për media të premten, Lulzim Emini, u.d. i drejtorit ekzekutiv, ka prezantuar punën, sukseset, sfidat dhe problemet me të cilat është ballafaquar institucioni më i lartë shëndetësor i vendit gjatë vitit 2010. “Nga një janari i vitit 2010, deri më sot në QKUK janë realizuar mbi 270 mijë vizita në ambulancat specialistike, që përbëjnë 14 për qind të popullatës së Kosovës, të cilët janë vizituar në ambulancat specialistike të Qendrës sonë.

Mbi 83 mijë pacientë kanë qenë të shtrirë për mjekim në klinika të ndryshme, janë kryer afër 15 mijë operacione, prej tyre 12.700 me anestezion total dhe janë kryer mbi 1.700 operacione në Qendrën Emergjente”, ka thënë Emini. Sipas tij, edhe pse buxheti ka qenë shumë i limituar, është shpenzuar në mënyrë racionale Ai pohoi se janë kryer një numër i konsiderueshëm i investimeve kapitale, që në masë të konsiderueshme kanë përmirësuar gjendjen në QKUK.

“Lista e barnave esenciale për vitin 2010 është plotësuar deri më 65 për qind, citostatikët e listës esenciale deri në 45 për qind dhe materiali shpenzues deri më 50 për qind”, ka thënë Emini.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›