E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia sekuestron municion

Nga Express më 24 dhjetor 2010 në ora 20:21

Policia e Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë, me mbështetje të Njësisë Speciale Operative, ka kontrolluar një shtëpi dhe objekte përcjellëse në Mitrovicë.

Në rrugën “Sami Gashi” ka kryer kontrollin e një shtëpie dhe objekteve përcjellëse, pronë e N. H. (37).

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar 2.497 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy kuti plastike për vaj armësh, brusha për pastrim armësh. Municioni i sekuestruar, i kalibrave të ndryshëm, rezulton të jetë i prodhimit ish-jugosllav (1057 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 940 fishekë te AK/47 të kalibrit 7.62 mm dhe 500 fishekë te kalibrit 9 mm).

Hetimet policore të kryera dhe provat materiale të gjetura dëshmojnë se i dyshuari, municionin e kishte përgatitur për kontrabandim.

Të dyshuarit, me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Më pas, ndaj tij do bëhet kallëzim penal për vepër penale mbajtje në pronësi, posedim, shfrytëzim të paautorizuar të armës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›