E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova në FMN e BB, Sejdiu në SHBA

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka udhëtuar të premten për në SHBA, në krye të një delegacioni të lartë të vendit, ku janë edhe kryeministri Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, dhe ministri i Financave Ahmet Shala, për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtare (FMN) dhe në Bankën Botërore (BB). Duke komentuar anëtarësimin në këto institucione dhe ceremoninë e nënshkrimit që do të zhvillohet të hënën, presidenti Sejdiu tha se ku është një moment tepër i rëndësishëm për Kosovën. "Kjo është një shenjë e veçantë e mbështetjes për Kosovën. Me rastin e anëtarësimit të Kosovës në këto institucione kanë votuar edhe vende që nuk e kanë njohur ende Republikën e Kosovës. Dëshirojmë të falënderojmë secilën prej tyre", theksoi Sejdiu. I pyetur nga mediat në nisje për në Washington, Sejdiu ka folur edhe për zgjedhjet që do të mbahen në Shqipëri më 28 qershor, duke i quajtur ato një eveniment kyç dhe tepër i rëndësishëm për etapën e re të zhvillimit të Republikës së Shqipërisë. Sejdiu tha se këto zgjedhje janë kohë e testimit të Shqipërisë në vlerat e demokracisë. "Shqipëria do të hyjë në një etapë të re të zhvillimeve edhe më dinamike, të progresit dhe kjo do të ndihmojë edhe në shkurtimin e rrugës për anëtarësim në Bashkimin Evropian", tha Sejdiu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›