Kosova në GJND do të përdor si argument dënimin e serbëve
Prishtinë - Pala kosovare do të përdorë si argument shtesë dënimin e 5 ish-zyrtarëve të lartë serbë të akuzuar për krime lufte në Kosovë në procesin e vendimit këshillëdhënës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, citon KTV. Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes nuk ka bërë të ditur se deri ku ka arritur pala kosovare në përgatitjet për këtë proces, mirëpo ka thënë se verdikti për ish-zyrtarët serbë është një dëshmi tjetër për krimet që ka kryer regjimi serb në Kosovë.