Nis gjykimi në Mitrovicë, protestojnë serbët
Prishtinë - Një panel prej tre gjykatësish të EULEX-it do të fillojë një gjykim në Mitrovicë, të hënën, më 2 mars, në gjykatën e qarkut, e cila ndodhet në veri. Prokurori është gjithashtu nga EULEX-si, bën të ditur misioni evropian në Kosovë. Sipas njoftimit, është një rast kriminal që lidhet me atë që mendohet të jetë një grabitje e rëndë në tetor të vitit 2007 në rajonin e Leposaviçit, komunë veriore e Kosovës, ndërsa ka dy të akuzuar.
Ndërkohë, sipas mediave lokale, rreth 100 punonjës të gjykatave serbe sot kanë mbajtur të bllokuar për një orë gjykatën në veri të Mitrovicës dhe kanë thënë se do të protestojnë edhe të hënën duke paralajmëruar se ky institucion "nuk do të punojë në përputhje me ligjet e shtetit të Kosovës".
Që nga 21 shkurti i vitit të kaluar nuk janë lejuar të shkojnë në vendet e tyre të punës punonjësit e gjykatës në veri të Mitrovicës, e cila ishte bllokuar nga protestuesit serbë mëngjesin e asaj dite dhe ditëve në vijim. Në protesta është kërkuar që gjykata të punojë me ligjet e Beogradit dhe vetëm me serbë, ashtu si përpara vitit 1999, kohës së masave të dhunshme të Serbisë në Kosovë.
Më 3 tetor gjykata në veri të Mitrovicës u rihap, por me gjyqtarë e prokurorë të UNMIK-ut.
Shefi i EULX-it Yves de Kermabon paralajmëroi të martën e kaluar rikthimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë, shqiptarë e serbë, në gjykatën në veri të Mitrovicës.