Obama dhe Sarkozy kandidat për çmimin Nobel
Oslo - Presidenti amerikan, Barack Obama dhe ai francez Nicolas Sarkozi figurojnë ndër 205 personat dhe organizatat, në një numër rekord, në listë për çmimin Nobel të Paqes. "Ne kemi marrë 205 kandidatura, ndër të cilat 33 organizata", i deklaroi sot AFP-së drejtori i Institutit Nobel të Oslos, Geir Lundestad. "Është një rekord i ri" pas atij të vitit 2005, me 199 kandidatura të depozituara, tha ai. Identiteti i kandidatëve është mbajtur sekret për 50 vjet. Por disa emra mund të filtrojnë, nëse "kumbarët" vendosin ta paraqesin publikisht kandidaturën e të preferuarit të tyre.
Obama dhe Sarkozi do të figurojnë kështu në listën e kandidatëve të këtij viti.
Obama dhe Sarkozi do të figurojnë kështu në listën e kandidatëve të këtij viti.