Kosova në Hagë, Hyseni: Pavarësia, s'kundërshtohet
PRISHTINE- Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni shprehet optimist mbi mbarëvajtjen e procesit të intepretimin e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Mund të konstatojmë lirshëm se java e parë ishte kryesisht me argumente në favor të pavarësisë së Kosovës, përkatësisht ishte në anën e popullit të Kosovës”, dekaron ai në shtypin e sotëm të Prishtinës.
“Java e parë ka dëshmuar se vendimi i drejtë i shpalljes së pavarësisë së Kosovës ishte diçka që nuk mund të kundërshtohet”, thekson shefi i delegacionit të Kosovës në GJND për gazetën kosovare ''Express''.
Dymbëdhjetë shtete kanë paraqitur qëndrimet e veta gjatë javës së kaluar duke përfshirë delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë.
Shqipëria, Gjermania, Arabia Saudite, Austria dhe Bullgaria i kanë thënë gjykatës se Kosova kishte të drejtë të shpallte pavarësinë dhe ky akt nuk ishte në kundërshtim me asnjë normë të së drejtës ndërkombëtarë. Të kundërtën para gjykatëseve ndërkombëtarë kanë deklaruar Argjentina, Azerbajxhani, Bjellorusia, Brazili dhe Bolivia.
Sot seanca vazhdon me argumentet e Kinës, Qipros, Kroacisë dhe Danimarkës.
Hyseni informon se delegacioni i Kosovës në përbërje të plotë vazhdon të qëndrojë nëHagë, është në kontakt të përditshëm dhe në koordinim të plotë me delegacionet të cilat do të paraqiten me dëshmi.
(s.g/BalkanWeb)