Gerdeci, Dëshmia: Në fabrikën e tragjedisë punësova dhe fëmijë
TIRANE- Seanca per tragjedine e Gerdecit ka vijuar sot ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane me dy deshmi te rendesishme.E para ka deshmuar Zamira Durda e cila humbi ne tragjedine e rende te 15 marsit djalin e saj 6 vjecar Edison Durda se dhe babain e kunaten.
Duke dhene detaje te dhimbshme nga momentet e fundit te jetes se djalit te saj ne fabriken e vdekjes, duke mos mbajtur dot lotet, para trupit gjykues, kujtoi se diten e shperthimit djali i saj, qe ndihmonte me pune te ndryshme ne fabrike, po luante jashte saj. Pas shperthimit ajo e kerkoi gjate te miturin dhe me pas mesoi se forcat e ushtrise e kishin cuar djalin te djegur ne 65% te trupit ne spital. „Djali me kerkoi ndjese pse u largua”-kujton e ema e tij tashme pas me shume se nje viti nga humbja e tij. Edisoni i vogel mbylli pergjithmone syte ne 3 prill ne nje spital te Brindizit, Itali duke mos i rezistuar dot plageve te renda.
Ne seancen e sotme ka deshmuar gjithashtu ish- drejtori i fabrikes se demontimit, Dritan Minxolli nje prej te akuzuarve kryesore te tragjedise. Se bashku me Delijorgjin dhe Pinarin, ai u arrestuan menjehere pas shperthimit. Dritan Minxolli tha se predhat ne Gerdec kishin nisur te demontoheshin qe ne janar te 2008 ne vendin e tragjedise dhe ai kishte nje kontrate nga perfaqesuesi i kompanise SAC Patrik Henri dhe administratori i ALBA Demil, Mihal Delijorgji per te drejtuar fabriken. Minxholi ka pranuar se ka punesuar ne fabrike njerez te ndryshem pa dallim moshe duke perfshire ketu dhe femije.
Njeherazi, ish drejtori i fabrikes, ka pranuar gjithashtu se asnjehere ky vend nuk eshte inspektuar nga ekspertet e ushtrise per respektimin e rregullave te sigurise ne fabrike. “pervec MEICOS” asnje institucion tjeter nuk eshte interesuar per ate cfare ndodhte ne Gerdec. Minxolli i tha gjykates se ai kishte zbatuar rregullat ne fabrike dhe se duhej te denohej vetem per pjesen qe kishte faj
Ne Gjykaten e Shkalles se pare vazhdon procesi gjyqesor ndaj 29 te akuzuarve te tragjedise kryesisht ish- funksionare te larte te Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise.
(s.g/BalkanWeb)