E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova në axhendën e AIBA-s

Pas aplikimit për anëtarësim në Asociacionin Ndërkombëtar të Boksit (AIBA), Federata Kosovare e Boksit (FboxK) ka marrë konfirmimin nga shtëpia e boksit botëror se kërkesa e tyre do të shqyrtohet në mbledhjen e Bordit Qendror.

Takimi do të zhvillohet nga data 16 deri më 18 shkurt 2009 në Milano të Italisë. Lajmi është konfirmuar nga FBoxK-ja, e cila ka bërë të ditur se në këtë mbledhje të Bordit të AIBA-s pritet të marrë pjesë edhe një delegacion nga Kosova, i prirë nga kryetari i boksit të shtetit më të ri në Evropë, Ramadan Selimi.

“Në shkresën e arritur në zyrat tona, thuhet se Bordi Qendror i AIBA ka të drejtë ta pranojë federatën tonë si anëtare provizore, ndërsa për anëtarësimin me të drejta të plota do të vendoset në Kongresin e AIBA të parashikuar për vitin 2010”, thuhet në deklaratën për shtyp të shpërndarë nga FboxK.

Më tej, institucioni është shprehur optimist se boksi kosovar do të bëhet anëtar i familjes së boksit ndërkombëtar. “Besojmë se FboxK do të pranohet me të gjitha të drejtat e plota në familjen e AIBA-s. Këtë e kemi dëshmuar gjatë këtij viti me pjesëmarrjen në trembëdhjetë turne ndërkombëtarë, që gjendeshin në kalendarin e garave zyrtare të EABA-s.

Gjatë këtyre turneve, Kosova ka korrur suksese të mëdha, duke dëshmuar se jemi të gatshëm për gara të nivelit evropian dhe atij botëror”, theksohej në njoftim.

Ndër të tjera, aty nënvijëzohej fakti se nëse kërkesa e FboxK-së do të pranohet nga ana e Bordit Qendror të AIBA-s, atëherë Kosova mund të konkurrojë në Kampionatin Evropian dhe atë Botëror, që prej vitit të ardhshëm. Që prej vitit 2002, boksi kosovar merr pjesë në shumë turne ndërkombëtarë, të cilat janë të regjistruara në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Boksit dhe asaj Evropiane.

Ky është aplikimi i parë i Federatës Kosovare të Boksit për njohje ndërkombëtare. Përpara saj, kanë tentuar Federatat e Futbollit, Basketbollit, Xhudos, Qitjes e Skive, por të gjitha kërkesat e tyre janë refuzuar, pasi pritet njohja e shtetit nga OKB-ja.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›