E Diel, 1 Nëntor 2026

Super-Ditari i Albania-sport.com. Futbolli në vitin 2008-JanariAlbania-sport.com paraqet për lexuesit e saj një “Super-Ditar” special me të gjitha ngjarjet futbollistike të vitit 2008. Një kronikë e hollëshishme e asaj që ka ndodhur ditë

Albania-sport.com paraqet për lexuesit e saj një “Super-Ditar” special me të gjitha ngjarjet futbollistike të vitit 2008. Një kronikë e hollëshishme e asaj që ka ndodhur ditë pas dite me Kombëtaren, legjionarët, merkaton e të gjitha detajet e jetës sportive futbollistike. “Super-Ditari”, për vetë gjërësinë e tij është ndarë në 12 kapituj sipas muajve përkatës.
 
Janar 2008: 3 janar -31 janar
03.01.2008
Hyka – Skuadra e Parmës është duke menduar për Jahmir Hykën, mesfushorin shqiptar 19-vjeçar që aktualisht aktivizohet me Tiranën. Lajmin e ka bërë të ditur faqja në gjuhën italiane e “Eurosport”. Për talentin e ri kanë shfaqur interesim edhe Dinamo e Zagrebit dhe Dinamo e Moskës.
ZBORET-  Ditët e para të vitit 2008 (nga 3 deri më 6 janar 2008) do të kalojnë në sitë një numër të madh lojtarësh, të cilët e konsiderojnë veten talente dhe mund t’i shërbejnë fanellës kombëtare të U-21, U-19 dhe U-17.
04.01.2008
Topi-Duka- Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit u takua  me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. “Presidenti Topi është një njeri që e njeh mjaft mirë sportin dhe gjithnjë ka qenë në brendësi të tij”, - tha Duka. 
Han - Trajneri i ri i Shqipërisë, Ari Han firmosi zyrtarisht kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit. Holandezi është trajneri i gjashtë i huaj i përfaqësueses dhe i 19-ti në historinë 61-vjeçare të kombëtares. “Jam i gëzuar që jam në Shqipëri, - tha Hani, -por mos më kërkoni të dal kampion bote me Shqipërinë, pasi ndryshe do të largohem qysh tani”.
Duka- Presidenti i FSHF-së, Armand Duka duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve deklaroi se Shqipërinë e sheh në vend të katërt, pas Hungarisë dhe Maltës, pasi sipas tij tre ekipet e tjera Portugalia, Suedia e Danimarka janë ekipe të mëdha.
06.01.2008
Shorti - Kombëtarja shqiptare ka pasur fat të paktën në shortin e hedhur në Danimarkë për orarin e Grupit 1 eliminator për botërorin “Afrika 2010” pasi dy ndeshjet e para do t’i zhvillojë në shtëpi. Fushata kualifikuese do të fillojë më 6 shtator përballë Suedisë, ndërsa katër ditë më vonë kuqezinjtë do të kenë përballë modestët e Maltës. Fushata kualifikuese mbyllet me ndeshjen që do të zhvillohet në Suedi më 14 tetor.
07.01.2008
Tirana –I pari që është larguar nga Tirana është mbrojtësi Nevil Dede, i cili ka marrë një ofertë konkrete nga një skuadër e kampionatit kinez. Nga pista e afrimeve përmenden emrat e Andi Lilës dhe Renato Arapit, që të dy të Besës, por në skenë ka dalë edhe emri i ish-sulmuesit të Partizanit, Gerhard Progri.
Dragusha - UEFA ka vendosur që t’ia falë dënimin Alban Dragushës, i cili kohë më parë kishte dalë pozitiv në testin që i është bërë pas ndeshjes së parë të Kupës UEFA ndaj ekipit serb Bezanija (2-2). Dragusha nga ajo kohë ishte dënuar me dy vjet për të mos luajtur nga ndeshjet ndërkombëtare.
Vata - Mesfushori shqiptar Fatmir Vata është renditur i dyti në një sondazh të organizuar nga faqja zyrtare e TuS Koblenz, skuadrës ku aktualisht aktivizohet, dhe rezultati ka qenë mjaft i favorshëm për të.
TARE- Sulmuesi shqiptar Igli Tare është afër transferimit te skuadra e Catanias. Sipas “goal.com” tratativat me ish-kapitenin e kombëtares shqiptare kanë filluar dhe janë duke shkuar mirë sipas drejtuesve të Catanias.
RRUDHO - Sulmuesi nga Divjaka, Xhuliano Rrudho, lë ekipin modest të San Sovinos dhe kalon në Serinë C1 te Ankona. Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti 20 vjeçar, në një intervistë për televizionet shqiptare.
08.01.2008
Kapllani - Karlsruhe e Emdond Kapllanit fitoi edicionin e dytë të turneut “Harder13-Cup“, i cili i zhvillua në Mannheim. Sulmuesi durrsak ishte një nga protagonistët e “Blu-bardheve” ku arriti të shënojë edhe katër gola nga 21 të tillë që realizoi skuadra e Edmund Bekerit.
Tare - Momenti i mirë i Igli Tares te Lacio vazhdon edhe në ndeshjet miqësore. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një dopietë  pavarësisht se përballë skuadra e Delio Rossit kishte formacionin e të rinjve (Primavera) të Lacios.
09.1.2008
Stojku -Gentian Stojku është emri surprizë i merkatos dimëore së Elbasanit, pak ditë pas hapjes zyrtare të saj, duke regjistruar edhe përforcimin e parë të verdhebluve. Gjatë 17 javëve të para të sezonit luajti me Shkumbinin. Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, deklaroi se nuk do të lejonte largimin e Bejzades
Nora -Gjirokastriti Arlind Nora është shumë pranë kalimit te Shkumbini. Sulmuesi është një nga futbolistët e parë që pritej të largohet nga Vllaznia, pasi nuk ka bindur dhe ka gjetur pak hapësirë në formacionin e Mirel Josës, ku pas dy golave në Kupën Intertoto shënoi vetëm një të tillë në 17 javët e para të kampionatit.
Plaku - Sabino Plaku merr elozhet e para në Norvegji, pikërisht nga faqja zyrtare e klubit HamKam, që përmend se 22-vjeçari shqiptar ka qenë pjesë e përfaqësuesve shqptare nga U-15 deri në U-21. Sulmuesi i cili menaxhohet nga Gëzim Mançe do të qendrojë deri më datën 13 janar, ku do të qartësohet edhe e ardhmja e tij. Gjatë merkatos verore Plaku u testua nga Barn Bergen dhe Valerenga.
ÇAUSHAJ- Mesfushori i ri Dinamos është ipakënaqur me aktivizimine pakët te Dinamo dhe kërkon të huazohet te Teuta, ku futbollisti përmetar shpreson të gjejë më shumë hapësirë. Te skuadra e Kristaq Miles është huazuar së fundi edhe sulmuesi Vangjel Mile.
Kuqi - Edhe një shqiptar tjetër bashkohet me Fatmir Vatën e Co. Mesfushori i avancuar 24-vjeçar Njazi Kuqi do të luajë me deri, më 30 qershor 2009 me Tus Koblenz. Njazi Kuqi, vëllai i vogël i Shefki Kuqit, ka luajtur me Birmingam Siti në Premier Ligën angleze. Te Tus Koblenz luan Fatmir Vata, shqiptari nga Maqedonia, Artim Pollozhani dhe shqiptari nga Mali i Zi, Ardian Gjokaj.
Shpresat- Shpresat e Shqipërisë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me Maqedoninë, më 6 shkurt 2008. Lajmi konfirmohet nga trajneri i Kombëtares U-21 të futbollit, Artan Bushati, i cili saktësoi se takimi do të luhet në stadiumin “Flamurtari” të qytetit të Vlorës.
10.01.2008
Antalia - Vetëm pesë lojtarë që aktivizohen në kampionatet e huaja janë në listën prej 24 futbollistë të propozuar nga zëvendëspresidenti Bujar Kasmi trajnerit holandez Ari Han për grumbullimin në dhjetë ditor në Antalia të Turqisë, nga 14 janar deri më 23 janar 2008. Tirana ka dhe numrin më të madh të lojtarëve të thirrur: plot 7 të tillë: Dede, Xhafa, Hyka, Sina, Vrapi, Duro, Xhafaj. Partizani ka 4, Dinamo 3 dhe Vllaznia po 3. Sulmuesi i skuadrës suedeze Gais, Migen Memelli dhe mbrojtësi i Vaasan Palloseura, Ansi Agolli janë dhe dy emrat që rikthehen në grumbullimet e Kombëtares. Enea Koliqin (portieri i tretë i Iraklist) dhe Samir Ujkani, portieri i talentuar i Shpresave dhe i Palermos në Itali është pjesë  e grupit. Më i riu nga lojtarët e grumbulluar është sulmuesi 18-vjeçar i Shtutgardit U-19, Shaban Ismaili.
Mohelebi - Ekipi i Tiranës ka hyrë fuqishëm në merkaton e janarit. Donatori Halili bleu një francezin Laurent Mohellebi. 24-vjeçari, i lindur në Marsejë por i formuar në klubin e Monakos, ka luajtur së fundi te Paris Sën Zhërmeni. Mohellebi ka  marrë pjesë në të gjitha ekipet kombtare të moshave të Francës. Më e rëndësishmja ka qënë fitimi i titullit kampion bote me U-18 me Francën.
Bogdani – Sulmuesi shqiptar është i huazuar të Livorno në Serinë A, por emri i tij lidhet sa me pistat e skuadrave më të njohura italiane (Kievo, Xhenoa, Rexhina, Napoli), por dhe shkon përtej Italisë, nga Rusia (Rubin Kazan e FK Moska), Greqia (Olimpiakos) e deri në Rumani (Steaua Buukuresht). Emri i ri që ka dalë në treg për sulmuesin e kombëtares shqiptare vjen nga Anglia:
Queens Park Rangers e Anglisë, e njohur shkurt me siglën “QPR”, pronë e dy prej njërzëve më të njohur të botës së Formula 1, padronit miliarder Bërni Eklestoun dhe bosit të Renosë, italianit Flavio Briatore.
Çani - Peskara blindon “Bobo Vierin” shqiptar, Edgar Çanin, e një kontratë pesëvjevjeçare sulmuesin e talentuar shqiptar, Edgar Canin, i cili para pak ditësh u konsideruar në mënyrë unanime nga mediat spotive si një “Bobo Vieri i ri”. Lajmin e jep siti italian Primadanoi.it, qe thekson se sulmuesit shqiptar, i ndjekur dhe i kërkuar edhe nga Interi i Moratit e Sampdoria i është ofruar ripërtëritja e kontratës.
11.01.2008
Tirana - Tirana merr ngjyra braziliane. Mesfushori Zhunior Uashington dhe mbrojtësi Xhekson Da Silva shkëlqyen në miqësoren e fituar 5-0 me Olimpikun. Te skuadra e Astrit Hafizit u testua dhe la përshtypje të mira dhe shqiptaro-kroati Lekë Kcira, i cili ishte propozuar nga ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Bariç, për t’u pajisur me pasaportë shqiptare. Edhe blerja e fundit e Tiranës, kosovari Berat Hyseni tregoi se mund ta mbajë me dinjitete fanellën e rekordmenëve të Shqipërisë. Në ndeshjen e kontrollit ishte edhe maqedonasi Sasho Gjorevski.
Shkumbini - Presidenti Xhavit Ismaili nuk kanë ndërmend të ndalet në merkaton e janarit. Pasi Shkumbini nënshkroi kontratën me sulmuesin e Vllaznisë, Arlind Nora dhe mbrojtësin e Kastriotit Erald Turdiu tashmë një tjetër lojtar i Kastriotit është bërë pjesë e tyre. Fjala është për afrikanin Binogol që më parë ka luajtur edhe në rradhët e Besës.
12.01.2008
VLLAZNIA - Blerja e re e Vllaznisë, kosovari Ilir Nallbani kreu edhe stërvitjen e parë më fanellën kuqeblu. Gjatë fazës përgatitore në Ulqin do të bashkohet edhe serbi 27-vjeçar Aleksandër Ristiç. Në testim në Mal të Zi do të jetë edhe mesfushori malazez Ramiz Llukovac.
ELBASANI - Në stërvitje me bardheblutë janë rikthyer dy futbollistët tiranas, Skerdi Bejzade dhe Arian Sheta. I larguar nga verdhblutë është Shpëtim Babaj, i cili mori kartonin dhe është lojtar i lirë.
FLAMURTARI- Skuadra vlonjate mbërriti në Leçe të Italisë për të zhvilluar fazën përgatitore. Sipas, trajnerit Memushi, skuadra do të qëndrojë 10 ditë, ku janë programuar edhe dy ndeshje miqësore me skuadra italiane të Serisë C1. Memushi paraprakisht ka dhënë mendim pozitiv edhe për dy kroatët e ardhur, Alvizh dhe Dedaj.
Cana - Lorik Cana në rolin e detyruar të një qendërmbrojtësi, kur kanë mbetur vetëm pak orë nga ndeshje Rëne-Marsejë. Lajmin e jep versioni on-line i gazetës prestigjioze sportive franceze “L’Equipe”, që thekson faktin se kjo është një zgjidhje nga halli e trajnerit të Marsejës, Erik Gerets, në pamundësi për të pasur qëndërmbrojtësin natural, Ronald Zubar.
BOGDANI- Erion Bogdani është rikthyer në formën më të mirë, të paktën në ndeshjet e kontrollit, sulmuesi i Livornos në Serinë A, po shënon gol. Trajneri Kamolaneze e ka përfshirë në 11-shin startues kundër Torinos.
TARE - Gjigandi shqiptar i Lacios shënoi dy gola në miqësoren me diletantët e Tor Sapiencës. Lacio do të luajë në fundjavë me Xhenoan. Tare ka bërë të ditur se nuk do të lëvizë nga klubi bardhekaltër.
LILA - Skuadra qipriote Ethnikos Achnas, kundërshtari i Partizanit në Kupën Intertoto në vitin 2006,shfaqi interesimin e saj për mbrojtësin e Besës, Andi Lila. Lajmi është dhënë nga siti qipriot go2.com.cy.
BUSHI - Alban Bushi dha asist në ndeshjen e humbur 2-1 të skuadrës së tij, Apollon Kallamarja me Larisën në Kupën e Greqisë. Apollon Kallamarja u eliminua nga Kupa e Greqisë.
VANGJELI - Aris i Selanikut ku militon dhe Kristi Vangjeli fitoi 3-0 me Ethnikos Katerinin, ponë ndeshjen e vlefshme për turin e pestë të Kupës së Greqisë. Mbrojtësi Vangjeli dha asistin e golit të tretë.

13.01.2008
LALA - Hanover 96 i mesfushorit shqiptar Altin Lala fitoi 2-1 ndeshjen miqësore me austriakët e Rapidit të Vienës të zhvilluar në Tenerife të Spanjës. Futbollisti i Kombëtares shqiptare luajti vetëm pjesën e parë dhe në të këtë takim kishte edhe shiritin e kapitenit të skuadrës gjermane, pasi mungonte edhe kapiteni zyrtar portieri Enke.
SKELA - Edhe Energi Kotbus i Skelës arriti fitoren e parë të këtij viti, edhe pse flitet veçse për një miqësore. Skuadra gjermane e Bundesligës 1 fitoi 2-1 me çekët e kategorisë së dytë, Ust nad Labem.

14.01.2008
KOMBËTARJA –  Skuadra kombëtare (B) zhvilloi dy seancat e para stërvitore me ngarkesë të plotë në Antalia të Turqisë, paradite në orën 10:30 dhe pasditë në orën 15:30. Parimisht është rënë daord me skuadrën zvicerane, Lucernën, që ndodhet në Antalia. Në mjedisin kuqezi është folur edhe për një miqësore me përfaqësuesen e Katarit. Në Antalia mbërriti edhe trajneri i portierëve, holandezi De Bree.
Kapllani -  Sulmuesi Edmond Kapllani, i cili aktivizohet me Karlsuhen në Bundesligën e parë gjermane, pësoi një tërheqje muskulare gjatë stërvitjes në Belek të Turqisë. Lajmin e ka bërë të ditur uebsajti gjermane welt.de.
SKELA – Energi Kotbus i Ervin Skelës humbi 2-1 ndeshjen miqësore kundër Karl Zeis Jenës, të zhvilluar ditën e hënë në “Titanic Football Academy” në Antalia të Turqisë. Fantazisti i Kombëtares shqiptare luajti vetëm 45 minutat e pjesës së parë.

15.01.2008
Rrustemi- Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Blerim Rrustemi i është rikthyer edhe një herë Gjermanisë dhe përsëri kategorisë së tretë për të vazhduar karrierën e tij. 24-vjeçari aktualisht është në një periudhë prove tek skuadra Eintracht Braunschvajg ku më parë është aktivizuar Bekim Kastrati.
METAJ - Shkodran Metaj, shqiptari me pasaportë holandeze zhvilloi një lojë të pëlqyeshme në fitoren 3-2 të FC Groningen me Excelsior. Metaj, një nga talentet shqiptare në Europë, debutoi në kategorinë maksimale të kampionatit holandez, kundër Ajaksit në barazimin 2-2, më 2 shtator 2007.

16.01.2008
Kuqi- “Dua të shënoj sa më shumë gola, sa më shumë të jetë e mundur”. Kështu shprehet blerja e re e Tus Koblenz, Njazi Kuqi “Unë ndihem shumë mirë në Koblenz. Qysh nga momenti i parë e dëshirova ekipin. Skuadra më ka pritur në mënyrë të shkëlqyer ”, - thotë Kuqi.
Kastrioti- Vetëm shtatë ditë afat ka klubi i Kastriotit për të shlyer detyrimet financiare ndaj futbollistit Erlad Turdiu. Ky është vendimi i Komisionit të Disiplinës, që ka përcaktuar si afat të fundit datën 23 janar 2008. Lojtari kongolez Riçard Bokotola u la lojtar i lirë duke zgjidhur kontratën me Kastriotin, për shkak se klubi krutan nuk përmbushi detyrimeve kontraktore.
Xhafaj - Daniel Xhafaj i dhuroi fitoren e parë Tiranës në miqësoren e fituar 1-0 me turqit e kategorisë së tretë, Mezitilspor, të zhvilluar në Kemer të Turqisë. Sulmuesi vlonjat shënoi në minutën e 30-të, në një takim të ndjekur edhe nga trajneri i Kombëtares, holandezi Ari Han.
DINAMO- Dinamo fitoi testin e parë miqësor për vitin 2008. Skuadra e Agim Canajt mposhti 2-0 Skraparin e kategorisë së parë, në takimin e luajtur në kompleksin e klubit. Golat u shënuan të dy në pjesën e dytë: durrsaku Oert Kotja ishte autori i golit të parë, ndërsa mesfushori Igli Allmuça dyfishoi rezultatin. PARTIZANI- Të kuqtë u nisën dje për të kryer fazën përgatitore në Ulqin, ku do të qëndrojnë 10 ditë, duke iu bashkuar skuadrave të tjera: Vllaznia, Shkumbini, Besa. Së fundi me Partizanin u bashkua edhe portieri Edvan Bakaj.
Popova- Shqiptari nga Kosova, Faton Popova shënoi golin më të bukur nga gjashtë golat e fitores së Alemania Aahen në testin miqësor kundër formacionit spanjoll të kategorisë së dytë, Kadis, të përfunduar me rezultatin e thellë 6-1.
Curri- Sulmuesi kavajas i Erzgebirges, Skerdilajd Curri, shënoi një nga tre golat e realizuar nga ekipi i tij në fitoren 3-0 në ndeshjen miqësore me St.Gallen të zhvilluar në Antalia të Turqisë.

17.01.2008
FSHF - Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur për mediat dhe opinionin lajmin se në zyrat e saj mbërriti një urdhër i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për “Auditimin e veprimtarisë ekonomiko-financiare të Federatës Shqiptare të Futbollit”. Ky urdhër është firmosur nga titullarët e të dy Institucioneve, ministrat Ridvan Bode dhe Ylli Pango. 
ARI HAN - Holandezi është i kënaqur me impenjimin e lojtarëve, por jo me kushtet atmosferike të Antalias. Sipas fshf.org, I vetmi “armik” i këtij grumbullimi, ka qenë shiu i cili vazhdon prej dy ditësh në Antalia. Kuqezinjtë kanë zhvilluar të enjten programin me dy seanca stërvitore: paradite 9:30-11:00, me karaketer fizik dhe pasdite (15:30-17:00) me veprime taktike. Sipas stafit të ekipit kombëtar, trajneri Ari Han ka mbetur i kënaqur nga impenjimi i futbollistëve gjatë këtij zbori dhe nga kushtet e krijuara për të parë nga afër lojtarët e ekipit përfaqësues.
SHEHU- Çani është talenti më i ri i shqiptar që luan jashtë Shqipërisë. “Bobo Vieri i ri”. Përfundime këto jo vetëm të medias italiane, por dhe të dërguarit të posaçëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, trajnerit të ekipit kombëtar U-19, Ramadan Shehu, i cili e ndoqi në aksion futbollistin në ndeshjen Peskara – San Xhenoveze (3-0) ku shqiptari shënoi edhe golin e tretë të takimit.

18.01.2008
KOMBËTARJA -Ekipi i drejtuar nga trajneri Haan zhvilloi dy seanca stërvitore sipas programit të parashikuar. Stervitja e pare filloi ne oren 10:00 ne nje nga  fushat stervitore prane Hotel “Limra” ku akomodohet kombetarja jone. Kombetarja do te zhvilloje ndeshjen e pare miqesore me skuadren Kazaskyn qe militon ne kampionatin Kazakistanas. Ndeshja fillone ne oren 17:00.
SALIHI - Sulmuesi i ekipit kombëtar, Hamdi Salihi, i cili do të mbërrijë në Antalia me skuadrën ku ai aktivizohet SV Ried, do të vizitojë edhe rezidencën e ekipit kombëtar dhe do të bashkëbisedojë me trajnerin Ari Han si dhe shokët e skuadrës.
TARE - Emri Igli Tare ishte ndër të lakuarit në shtypin e djeshëm italian. Lacio duhet të falënderojë mijëra herë shqiptarin Igli Tare, autorin e golit të vetëm të kryeqyteasve italianë në barazimin 1-1 me Napolin. Sulmuesi 35-vjeçar shënoi në minutën e 55-të me një gol tipik të tij të realizuar me kokë. Lacio falë Tares do të përballet me Fiorentinën në çerekfinale.
SKELA - “Çfarë loje klasi!!!”. Energi Kotbus, skuadra ku aktivizohet si titullar fantazisti shqiptar Ervin Skela ka zhvilluar ndeshjen e katërt miqësore në Antalia të Turqisë. Përballë saj ka qenë pikërisht skuadra ukrainase Zarya Lugansk, të cilën e mposhti me rezultatin e thellë 8-0. Skela ka shënuar edhe golin e dytë të takimit në minutën e 11’, i cili shënoi me anë të një goditje tipike “alla braziliane”.
GJYQTARËT - Gjyqtarët shqiptarë do të kenë mundësi të njihen me ndryshimet e reja të rregullores së FIFA-s për gjykimin. Sektori i Garave do të organizojë nga data 21-23 janar seminar me të gjithë arbitrat dhe asistentët. Gjatë ditëve të seminarit në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit do të zhvillohen edhe testimet për të gjithë arbitrat. Kjo procedurë zhvillohet çdo muaj.
DISIPLINA - Komisioni i Apelit pranë FSHF-së uli dënimim e futbollistit të Teutës, Admir Teli, nga 3 ndeshje pezullim dhe 50 mijë lekë gjobë, në 1 ndeshje, duke mos i ndryshuar masën e shlyerjes financiare. Edhe Admir Teli i Vllaznisë u fal një ndeshje, nga 2 në 1.
HYSENI: Kosovari Berat Hyseni, blerja e re e Tiranës shprehet i kënaqur që ka zgjedhur Tiranën. Mesfushori pranoi se kishte një ngjashmëri me Lorik Canën
VLLAZNIA- Kosovari Alban Jusufi është lojtari i radhës që po provohet te skuadra e Mirel Josës. Mesfushori (menaxhohet nga Mario Cenolli) ka luajtur më parë me Goteborgun në Suedi dhe me Sansavino në Serinë C1.
ELBASANI – Skuadra e Krenar Alimehmetit, që u tregua e papërmbajtshme në miqësoren me Bylisin duke fituar 6-1, do tëzhvillojë një tjetër ndeshje miqësore me Lushnjën.

19.01.2008
FSHF -Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit hodhi poshtë kërkesën e përbashkët të Ministrisë së Financave dhe asaj të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për “Auditimin e veprimtarisë ekonomiko-financiare të FSHF”. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, njëkohësisht, pret edhe mendimin e organizmave më të rëndësishëm të futbollit evropian dhe botëror UEFA dhe FIFA, të cilat janë ndjekur me vëmendje dhe interesim të madh situatën.
KOMBETARJA - Kombëtarja B barazoi 2-2 miqësoren e parë gjatë fazës përgatitore në Turqi kundër skuadrës nga Kazakistani, Kazaskyn.
MIQËSORE - Dinamo fitoi 2-1 miqësoren me Dajtin e Kategorisë së Parë. Lushnja mundi Elbasanin me rezultatin 3-1. Partizani do të zhvillojë sot një ndeshje kontrolli me Shkumbinin në Ulqin, ndërkohë që Tirana do të luajë në Antalia ndeshjen e dytë miqësore me një ekip të kategorisë së dytë turke. Takimin e parë bardheblutë e fituan 1-0 me Mizlitspor.
KASTRATI -Bekim Kasrati, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i zbuluar nga Hans Peter Brigel, i dhuroi ekipit të tij Kupën e Dimrit, teksa shënoi edhe golin e fitores 1-0 të Fortuna së Duseldorfit kundër Borusias së Dortmundit. Në turne morrën pjesë edhe Verder Bremen e Bajer Leverkuzen.

21.01.2008
KOMBËTARJA -Moldavia mund të jetë kundërshtari i miqësores së rradhës, që Shqipëria do të luajë në datën e lirë të FIFA-s më datë 26 mars të këtij viti. Lajmi jepet nga fshf.org. “Do të jetë një mundësi e mirë për të ndjekur nga afër futbollistët dhe skuadrën”, është shprehur trajneri hollandez i Shqipërisë, nga Antalia ku vazhdon zbori përgatitor, me kandidatë për skuadrën përfaqësuese. Moldavia, është ndeshur dy herë me Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 1996. Të dyja takimet janë fituar nga skuadra shqiptare, në Tiranë 3-0 dhe në Kishiniev 3-2.
TARE- Nuk është mbyllur gjithçka në qetësi në ndeshjen mes Napolit dhe Lazios, e përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2. Ka pasur shumë tension pas përfundimit të ndeshjes. Igli Tare (dha asist) nuk ka mundur të mos shfaqë temperamentin e tij prej shqiptari teksa ka qenë më i furishmi në kontestimin ndaj arbitrit të ndeshjes, aq sa është dashur ndërhyrja e trajnerit Delio Rossi për ta qetësuar.
CANA - Lorik Cana dha një asist plot zgjuarsi e finesë në fitoren 3-1 të Marsejës me Valenciennes. Nga këmbët e kapitenit shqiptar lindi goli i parë i realizuar nga Djibrill Cisse në minutën e 28-të.
SHQIPTARËT -   “Armata” e vogël kuqezi te skuadra gjermane të Bundesligës 2, Tus Koblenznis me veteranin Fatmir Vata, vazhdon me Artim Pollozhanin dhe Adrian Gjokaj e përfundon me blerjen më të re, Njazi Kuqin. Prestigjiozja “Kicker: “Sulmuesi Fatmir Vata, i cili megjithëse është 36 vjeç, është shndërruar në një aktor të fuqishëm”
MIROÇI- Kosovari Xhelal Miroçi, i cili luajti për pak ndeshje sezonin e kaluar me Vllazninë e Shkodrës, nënshkroi para disa ditësh një kontratë me FC Memmingen 07, skuadër gjermane e kategorisë së katërt gjermane, Oberliga.
CANI- Lista e ekipeve që kërkojnë shërbimet e 19-vjeçari shqitar Edgar Çani, në forcë me Peskarën e Serisë C1/B është shtuar edhe me dy ekipe të tjera. I kërkuar nga Interi dhe Sampdoria, tashmë ndiqet edhe nga Udineze dhe Siena. Lajmin e jep gazeta prestigjioze sportive italiane “Gazzeta dello Sport”.

22.01.2008
BERISHA - Besart Berisha do të jetë i gatshëm për skuadrën e tij, Burneley, në muajin prill. Lajmi është bërë i ditur nga mediat kryesore britanike, që i referohen drejtorit organizitiv të klubit, Brendan Flood. Futbollisti i Kombëtares shqiptare, i cili nënshkroi një kontratë prej 340 mijë sterlinash kur u transferua nga gjermanët e Hamburgut verën e kaluar, pësoi një këputje ligamenti gjatë ndeshjes miqësore së Shqipërisë me Maltën (3-0) në Tiranë (22 gusht), ku Besarti shënoi edhe një nga golat (atë 2-0).
TARE - Polemikat me gjyqtarin Rochi pas ndeshjes mes Napolit dhe Lazios, e përfunduar me rezultatin 2-2 të dielën i kanë kushtuar plot 4 mijë euro futbollistit shqiptar të Lazios, Igli Tare.
SKELA - Ervin Skela, fantazisti i skuadrës kombëtare shqiptare dhe njëkohesisht mesfushor i ekipit Energie Cottbus që përfaqësohet në Bundesligën gjjermane, është shpallur “Futbollisti më i mirë shqiptar për Vitin 2007”. Anketa organizohet nga uebsajti i njohur sportiv shqiptar “Albaniasoccer.com”.
LALA - “Kleine Albaner” siç etiketohet nga “Bild”, Altin Lala e kaloi gjendjen e gripit dhe nesër do të rinisë stervitjen me skuadrën e tij, Hannover 96. 31-vjeçari Lala kaloi ditën e diel në shtrat për shkak të gripit.
Salihi-  SV Ried i Hamdi Salihit humbi miqësoren e dytë rresht pas asaj me FC Ëels (0-1), kësaj radhe kundr SV Wehen po me rezultatin 1-0, takim i luajtur ne Antalia. Salihi luajti vetëm pjesën e parë. Në miqësoren kundër Ausburgut Salii shënoi golin e vetëm për SV Ried në barazimin 1-1.
BERISHA - 1.FC Kleve, skuadër e Oberligës gjermane dhe ku aktivizohet edhe shqiptari Albert Berisha humbi thellësisht 4-0 miqësoren me FC Schalke 04.
GASHI - Një “trio” shqiptarësh: Shkëlqim Gashi, Genc Mehmeti, Gëzim Sadiku brenda FC Shafhausen në Zvicër, por që fituan 2-1 në miqësoren me austriakët SC Austria Lustenau, ku Shkëlqim Gashi shënoi edhe golin e fitores në minutën e 88-të me anë të një goditje të litë në trekëndëshin e portë.
POLLOZHANI - Artim Pollozhani ka mundësi të largohet nga skuadra gjermane e TuS Koblenz kurse destinacioni i tij është ish-ekipi i tij i Superligës shqiptare, Dinamo nga Tirana.

23.01.2008
KOMBËTARJA -Ekipi kombëtar ka zhvilluar dje në orën 10:30 seancën e fundit stervitore ne Antalia ku ka qenë grumbulluar për 10 ditë. Ekipi kombëtar gjatë ditëve të grumbullimit zhvilloi një ndeshje miqësore me skuadrën Kazaskyn duke barazuar 2-2. Trajneri Han në fillim të muajit shkurt do të fillojë turin e tij në Europë ku do të ndjekë nga afër lojtarët shqiptarë.
U-17 - Ekipi kombëtar U-17 do të marrë pjesë në një mini-turne organizuar nga Federata Malazeze e Futbollit. Lajmi jepet nga fshf.org. Ky turne do të organizohet nga data 3-6 Prill 2008 në Podgoricë.
GJYQTARE FEMRA -Sensacionale. Shqipëria me pesë gjyqtare femra. Për herë të parë do të shohim me “xhaketën” e zezë edhe “bilbila” femërorë, të cilat priten të gjykojnë ndeshje të ndryshme të kampionateve kombëtare të futbollit. Lajmi bëhet i ditur nga uebsajti fshf.org.
MALINDI - Enco Malindi, sulmuesi i talentuar i Partizanit, do të niset në fundjavë drejt Bullgarisë për t’u testuar me Slavian e Sofjes, skuadër e kategorisë maksimale në atdheun e Hristo Stojçkovit, ku më parë kanë luajtur edhe dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Alban Bushi dhe Altin Haxhi.
ARAPI - 65 mijë euro. Kaq do të shkojnë në xhepat e presidentit të Besës, Nexhat Bizhdili pas transferimit të mbrojtësit të tij, Renato Arapi. Futbollisti kavajas është përfundimisht një futbollist i Silkeborg në Kategorinë e Dytë Daneze.
DEDE - Nevil Dede u bë lojtari i parë shqiptar që do të luajë në Kinë. Mbrojtësi i Kombëtares ( i menaxhuar nga Florian Riza), i cili luajti pjesën e parë të sezonit më Tiranën, firmosi një kontratë prej 150 mijë euro me skuadrën kineze Changsha Ginde FC. Trajneri i ekipit kinez është serbi Sllobodan Santalac.
LLANI- Portieri i Shkumbinit, Ervin Llani, i thirrur edhe nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han, në zborin e Antalias do të provohet në kategorinë e dytë greke me ekipin e Panserraikos, ku për dy sezone e gjysmë luajti edhe Edvin Murati. Llani, një portier me perspektivë menxhohet nga Sokol Murati.
LIKA- Futbollisti i Vllaznisë, Gilman Lika kërkohet sërish nga skuadra bullgare e kategorisë së parë, Slava e Sofjes. Mesfushori shkodran, i menaxhuar nga Rudi Vata, një ndër më të spikaturit e Kombëtares U-21, ende nuk ka siguruar lejëkalimin nga presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj.

24.01.2008
KËMBËT E PASTRA - Kush shet ndeshje dënohet me 7 vjet burg.Projektligji i ashtuquajtur “këmbët e pastra” do të dërgohet në Kuvend për miratim. “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri ne 2 vjet burgim. Po kjo vepër, kur kryet me qëllim përfitimi pasuror, dënohet me burgim nga 2 deri në 7 vjet dhe gjobë nga 100 mijë lekë deri në 3 milionë lekë”. Ky është thelbi i ndryshimeve që pritet të miratohen në “Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë” ose ligjin Nr. 7895 date 27.01.1995. Ndryshime këto të propozuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Prokurorëve dhe Zyrën e Mbrotjes së Qytetarëve.
FIFA-UEFA - 21 shkurti është afati i fundit i vendosur nga FIFA dhe UEFA për reflektmimin e Qeverisë Shqiptare në lidhje me konfliktin MTKRS-FSHF, por kontrolli “trepalësh” i grupit të punës  me përfaqësues nga dretoria auditit të brendshëm të MTKRS-së, auditi i  Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do të nisë, më 26 janar, dhjetë pas kërkesës së dërguar FSHF-së nga dy ministritë (Sportet dhe Financat), më 16 janar.

25.01.2008
TAFAJ - Endri Tafaj, mesfushori i ri i Tiranës ndodhet në Maltë në testime e sipër me skuadrën ishullore, Hibernians. Drejt Maltës do të  udhëtojë pas disa ditësh edhe kamerunasi Abada Fish, ish-lojtar i Tiranës, por i lënë jashtë planeve të Flamurtarit pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit. 
RRUDHO - Pistë polake për talentin shqiptar Xhulian Rrudho. Sulmuesi i Kievos, i huazuar te Sansovina për pjesën e parë të sezonit aktual, morri një ofertë nga menaxheri i njohur shqiptar Rudi Vata, për të qenë pjesë e një klubi polak të kategorisë së parë.
ABAZAJ - Është lojtar i lirë nga Tirana, stërvitet çdo ditë me Kastriotin, por sulmuesin Oriand Abazaj, i cili fitoi “lirinë” nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit
e kërkojnë Elbasani, Shkumbini dhe së fundi edhe Vllaznia.
BOKOTOLA -Kongolezi Riçard Bokatola nuk ka asnjë shans të  veshë fanellën bardhekaltër të Shkumbinit. Lajmi bëhet publik nga bosi i skuadrës peqinase, Xhavit Ismaili.

26.01.2008
SKELA- Ervin Skela është përzgjedhur në një listë të ngushtë prej pesë lojtarësh që kanë mundur të marrin mbi 100 pikë në një garë fansash të uebsatit gjerman sport1.de, të quajtur “Bundesliga-Manager”, ku tifozët luanin rolin e trajnerit, të cilët vlerësonin edhe dobishmërinë e transferimeve gjatë merkatos.
CANA - Pas fitores madhështore kundër Valencien (3-1) ku Lorik Cana dha edhe asistin e golit të parë dhe barzimit në Nansi,  Marseja dëshiron ta përfundojë sezonin në mënyrën më të bukur, më nje sukses të ri të shtunën kundër Kaen, që ndodhet përpar Olimpikut në klasfikim.

27.01.2008
MTKRS - Ashtu siç dhe kishte deklaruar të shtunën drejtori i përgjithshëm e auditit, Pajtim Shehu, gjashtë zyrtarë të grupit të kontrollit nga Ministria e Financave dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbërritën dje në orët e para të pasdites (14:30) në dyert e Federatës Shqiptare së Futbollit për të kryer auditimin e llogarive të qeverisë së futbollit shqiptar. Avokati i FSHF-së, Hicka: “Ligji ku ata bazohen për të ushturuar kontrollin nuk është i vlefshëm”
MEMELLI - Migen Memelli ishtë ndër emrat që e befasoi jo pak trajnerin e ri të Kombëtares, holandezin Ari Han, gjatë grumbullimit 11 ditor në Antalia të Turqisë dhe shpreson së do të jetë një ndër të thirrurit e ndeshjes miqësore të Shqipërisë kundër Arabisë Saudite. Sulmuesi i skuadrës suedeze Gais shënoi edhe dy golat për Shqipërinë (B) në miqësoren e vetme të Shqipërisë kundër Kazaskyn, një skuadre nga Kazakistani i largët.
CANI - Nuk kanë të mbaruar kërkesat për sulmuesin e talentuar shqiptar Edgar Çani. Pas Interit e Sampdorias, Udinezes dhe Palermo, një tjetër klub i madh, që në drejtimin e tij një nga njohësit më të mirë të futbollit, interesohet për shërbimete sulmuesit 19-vjeçar të Peskarës në Itali. Sipas asaj që raporton gazeta italiane “Il Tempo”, klubi anglez Mançester Sitit ku drejton suedezi Sven Goran Erikson shfaqi interesimin e tij për xhevairin më të ri të futbollit shqiptar.
MALINDI-Enco Malindi është duke fituar zëmrën e drejtuesve të klubit bullgar Slavia e Sofjes, ku ndodhet në provë prej ditës së premte. “Enco ka lënë përshtypje të mira me paraqitjen e tij, - tha për “Albania”-n, menaxheri i autorizuar i klubi të Partizanit, Rudi Vata.
TAFAJ- E ardhmja e Endri Tafaj në Maltë varet nga një lojtar nigerian. Nëse afrikani i Hibernians do të transferohet në ditët e fundit të mërkatos në Republikën Çeke te Sllavia e Pragës, atëhere klubi ishullor do të firmosë me lojtarin e Tiranës në kampionatin shqiptar.
LIRIA - Alfred Allamani, Rajmond Shala, Akil Jakupi, Armand Cekrezi dhe Erald Begolli zgjidhën kontratën me klubin e Futbollit “Turbina” të Kategorisë së parë, pasi klubi cërrikas nuk është treguar korrekt me detyrimet kontraktore. Futbollisti Turdiu duhet të shlyjë klubin e Kastriotit me 100 mijë lekë për të siguar lejëkalimin, pasi klubi krutan i ka paguar 400 mijë lekë.

 
SALIHI - Mos bëni qoftë edhe gabimin më të vogël në zonë se Hamdi Salihi nuk të fal. Kjo është pak a shumë opinoni i Simon Dudle, gazetarit të së përditshmes zvicerane “Tagblatt” në komentin e tij nga ndeshja miqësore FC Vill-SV Ried në Antalia të Turqisë të fituar 4-1 nga skuadra e shqiptarit, të luajtur ditën e hënë.  “Hamdi Salihi pak përpara përfundimit të pjesës së parë, përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Vill duke shënuar golin e tretë, çka vendosi edhe ndeshjen”, shkruan uebsajti zviceran tagblatt.ch.
AUDITIMI - Shteti shqiptar ka bërë një gjysmë hapi pas, në luftën ligjore të nisur ndaj federatës Shqiptare të Futbollit për të kontrolluar të gjithë veprimtarinë financiare të këtij institucioni. Pas vizitës së dytë në ambientet e Federatës, zyrtarët e Auditimit kanë shtyrë për një datë tjetër inspektimin e tyre, duke thënë gjithashtu se objekt i ndërhyrjes do jenë fondet e dhëna nga qeveria dhe jo ato nga FIFA e UEFA.
TRAJNERËT - Pas  zborit 2 javor të zhvilluar në Antalia të Turqisë,.Ari Han do të shikojë nga afër disa prej titullarëve që aktivizohen në Evropë, për të parë gjendjen e tyre në prag të miqësoreve të muajit mars, ndërkohë që ndihmësi i tij De Jong do të ndjekë nga afër edhe miqësoren që ekipi U-21 do të luajë në në 6 shkurt Vlorë, përballë homologëve maqedonas.
TIRANA-  Tirana është një prej skudrave që ka bërë një merkato shumë cilësore duke afruar në gjirin e saj edhe katër lojtarë të huaj, mbrojtësin kroat Kcira, maqedonasin Gjoreski dhe dy mesfushorët francezë Mohellebi e Moke. I gatshëm për bardheblutë pritet të jetë dhe kapiteni Muka, i cili vjen pas një dëmtimi të gjatë.

30.01.2008
MAHO -Ubesajtet sportive greke po i bëjnë jehonë blerjes së sulmuesit të ri shqiptar, Rezart Maho me Kallamatën, skuadër e Kategorisë së dytë greke (B). Lajmi jepet nga faqja goalday.gr. Maho është pëlqyer shumë nga trajneri Jorgo Stranxhali. Sipas faqes zyrtare të klubit të Kallamatës, 27-vjeçari Maho luan si mesfushor i majtë i avancuar dhe sulmues.

31.01.2008

GJERMANËT - Altin Lala (Hanover 96), Ervin Skela (Energi Kotbus), Edmond Kapllani (Karlsruhe), Faton Toski (Eintraht Frankfurt) dhe Mërgim Mavraj (Volfsburg) janë pesë lojtarët shqiptarë që luajnë në Bundesligën gjermane për sezonin 2007-2008, duke mos përmendur këtu, Shaban Ismailin që luan për Shtutgard U-19. Një apo dy sezone më parë në kampionatin e pestë më të fortë në botë kanë luajtur edhe Fatmir Vata (Arminia Bielefeld, sot te Tus Koblenz në Bundesligën 2), por dhe Besart Berisha (Hamburg, sot te Burnley në Angli në kategorinë Championship).
PLAKU - Sabino Plaku sulmuesi i Dinamos pasi ka bërë të ditur largimin e tij tek norvegjezët e Ham Kam ka deklaruar se megjithëse i vjen keq të lërë Dinamon, ka bërë një zgjedhje pozitive për të ardhmen e tij. “Bëra zgjidhjen më të mirë, pasi më duhet të mendoj për të ardhmen time në futboll. Jam ende i ri dhe aktivizimi në një skuadër europiane më jep mundësinë të ngjis shkallë të tjera në karrierë. Isha vetë në provë tek Ham Kam dhe e pashë me sy ambientin ku stërvitej skuadra".

E Premte, 26 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›