E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli i jep sot lamtumirën 2008-ës

Kryendeshja e kësaj jave do të luhet në Shkodër midis Vllaznisë kryesuese dhe Dinamos kampione në fuqi. Qëllimi i shkodranëve është fitorja, ashtu si edhe për dinamovitët, të cilët nëse humbasin, mund t’i thonë lamtumirë titullit.

Kjo është sfida e 122-të mes tyre. Deri më tani bilanci i ndeshjeve është 33 fitore Vllaznia, 47 fitore Dinamo dhe 41 barazime. Në takimet e tjera bie në sy Elbasani me Besën. Interesante do të jetë edhe sfida midis Tiranës dhe Bylisit, ku bardheblutë do të kërkojnë fitoren me çdo kusht.

“Shpresojmë që të fitojmë, u shpreh trajneri Agustin Kola. Nuk e kemi mendjen te Vllaznia, por te ndeshja jonë. Është e vështirë, pasi ekipet e vogla na sjellin probleme. Sidoqoftë ka angazhim dhe mendoj tri pikët”.

Partizani do të zhvillojë ndeshjen e mbijetesës me Flamurtarin. Apolonia ka rastin të marrë një tjetër trepikësh ndaj Teutës dhe të dalë nga zona e ftohtë.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›