E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani kërkon fitore edhe për Arben LazenKryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, në konferencën e tij për shtyp, 24 orë pas arrestimit të Arben Lazes, pohoi se financat e skuadrës verdheblu janë të siguruara. Sipas tij, Laze ki

Elbasani do të luajë kundër Besës ndeshjen e parë pa pasur në tribunën “VIP” të stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” presidentin Arben Laze, të ndaluar të mërkurën nga policia. Pas takimit të fazës së parë të humbur në Kavajë (1-0), bosi verdheblu akuzoi ashpërsisht gjyqtarin Mentor Sopjani, pasi “xhaketa e zezë” akordoi penalltinë e shndërruar në gol nga Bekim Kuli, që përkoi edhe me fitoren e parë sezonale të Besës në shtëpi. Laze i nervozuar me gjykimin e Sopjanit i kërkoi këtij të fundit t’u paguante rrogat mujore të futbollistëve të Elbasanit.

Tashmë, pas 16 javësh të luajtura 2-herë kampionët e Shqipërisë ndodhen në vendin 8-të, me pesë pikë më pak se Besa e vendit të 4-t. Ndeshja e kësaj të shtune është e 110-a midis dy skuadrave, ndërkohë që “pjata e fitoreve” anon dukshëm nga Besa: 47 fitore të kavajasve, kundrejt 33 sukseseve të Elbasanit (29 barazime).

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, në konferencën e tij për shtyp, 24 orë pas arrestimit të Arben Lazes, pohoi se financat e skuadrës verdheblu janë të siguruara. Sipas tij, Laze kishte vetëm 44% të aksioneve, Bashkia e Elbasanit 33% dhe aksionari tjetër Gentian Çërraga 23%.

KATEGORIA SUPERIORE
Java 17

E premte, 26.12.2008

LUSHNJA-SHKUMBINI 1-1
Shënues: K.Arbëri 75’, A.Nora 84
Karton i kuq: Spaho 85’ (Lushnja)

E shtunë, 27.12.2008

Elbasani-Besa         Lulaj
Vllaznia-Dinamo        Jemini
Tirana-Bylis        Janku
Partizani-Flamurtari    Sadiku
Apolonia-Teuta        Mustafaraj

Renditja pas javës XVII
PIKË     GSH      GP
1     Vllaznia     34     25     13
2     Tirana     27     19     12
3     Dinamo     26     19     11
4     Besa         25     17     11
5     Teuta     24     12     9
6     Shkumbini*    24     19     17
7     Flamurtari 23     13     10
8     Elbasani     20     14     14
9     Bylis     17     12     19
10     Apolonia     15     16     15
11     Lushnja*     13     12     23
12     Partizani     10     10     20

* Një ndeshje më shumë

E Premte, 26 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›