E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia me 11 të vrarë në Finlandë, vdes dhe i dyshuari (Update)

Kauhajoki, 23 Shtator 20:06 NOA (Update) – Tragjedia e sotme në Finlandë përfundoi me totalin prej 11 të vdekurish ku edhe 22-vjeçari i dyshuar si autor i masakrës, gjithashtu ndërroi jetë pak orë më parë në një spital lokal.

“Autor i masakrës në një shkollë profesionale të Kauhajokit, në veriperëndim të Finlandës është një student i kësaj shkolle, 22 vjeç, i cili gjithashtu mbeti i plagosur duke vdekur pasditen e së martës”, - njoftoi Ministria e Brendshme e Finlandës.

Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes në shkollën Profesionale të Kauhajokit ku studionte edhe i dyshuari.

Në mënyrë krejt të papritur, ai ka shkuar në shkollën ku deri dje studionte dhe ka nxjerrë pistoletën, një “Walther P22” dhe me të ka hapur zjarr në drejtim të disa studentëve.

Në pak çaste shkaktoi disa dhjetëra të plagosur, 10 prej të cilëve ndërruan jetë. Në vijim të ngjarjes, i drejtoi armën e zjarrit vetes duke marrë plagë që i siguruan vdekjen që dëshiroi përmes vetëflijimit, vetëm pas disa orëve në koma.

Në vendngjarje u krijua një gjendje e rëndë dhe policia solli mjete të rënda për të vënë situatën nën kontroll.

Ndërkohë, janë zbuluar detaje tronditëse mbi të dyshuarin dhe ngjarjen si dhe zhvillimet para tragjedisë.

Studenti 20-vjeçar e kishte publikuar në “YouTube” ngjarjen që realizoi sot (shihni dhe foton bashkëlidhur). Ai kishte publikuar një video ku tregohej duke u stërvitur m një pistoletë tip “Walther P22; Shihni videon e filmuar: http://presadiretta.tgcom.it.

Videoja që mund ta shikoni këtu, në fakt mbyllej me thirrjen e frikshme: “Këtë fat do të pësoni dhe ju”. Pak orë pas ngjarjes videoja është zhdukur nga faqja e “YouTube”, kurse ende e mban për publikun të hapur, “Dailymotion”.

Policia tha zyrtarisht në lidhje me ngjarjen, se ka ngjashmëri fatkeqe me vrasjet në Jokela një vit më parë dhe me incidente të tjera në shkolla në botë.

Nëntorin e kaluar një 18 vjeçar kishte vrarë në një shkollë në jug të Finlandës tetë njerëz dhe vetveten.

d.g/NOA

Shkarko attachment >> finlande_pamjet_ne_internet_931147029.jpg

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›