Rezoluta serbe, Sejdiu: Nuk kemi pse te frikesohemi

Drejtesia eshte ne anen e Kosoves, pavaresisht nese kalon apo jo nisma e Serbise ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Keshtu eshte shprehur presidenti kosovar Fatmir Sejdiu, pas kthimit nga New Yorku.
“Ne nuk kemi arsye te frikesohemi, absolutisht. Ceshtja e Kosoves eshte zgjedhur ne nje proces te rendesishem nderkombetar. Ne e kemi proklamuar pavaresine tone ne nje akordance te plote me bashkesine nderkombetare dhe e drejta eshte ne anen e Kosoves ne te gjitha versionet”, pohoi Sejdiu.
Presidenti i Kosoves tha se me keto veprime, Serbia po mundohet qe ta fshehe krimin qe ka bere ne Kosove dhe ndaj Kosoves. “Serbia do te trumbetoje, do te paguaje, do te angazhohet dhe do te trokase ne te gjitha portat e mundshme per te gjetur njerez per ta mbrojtur krimin e saj, po e them mese drejtperdrejt, por une e them po ashtu se edhe kriminelet kane te drejte te ankohen, prandaj nuk kemi fare shqetesim”, tha Sejdiu.