Kosova në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale
Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta tha se përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të 13 dhjetorit, kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe ato premtojnë për një proces të rregullt zgjedhor.
“Ne jemi të përkushtuar dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura në mënyrë që zgjedhjet e raundit të dytë për kryetarë komunash të jenë të lira dhe sipas standardeve ndërkombëtare”, u shpreh zonja Lushta.
Janë 21 komuna të Kosovës nga gjithsej 36, në të cilat të dielën qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimeve për të zgjedhur kryetarin.
Balotazhi do të zhvillohet në të gjitha qendrat ku në rrethin e parë të votimeve më 15 nëntor, asnjëri nga kandidatët nuk arriti të marrë më shumë se 50 përqindëshin e votave.
Në garën e së dielës do të jenë nga dy kandidatë që pretendojnë të marrin pushtetin në komunat përkatëse. Nga qendrat e mëdha, balotazhi do të zhvillohet në Prizren, Mitrovicë, Gjilan e Pejë, ku edhe gara është më e fortë.
Partia Demokratike e Kosovës prin për nga numri i kandidatëve që garojnë në zgjedhjet e së dielës, pasuar nga Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe koalicioni AKR-LDD. Janë, po ashtu edhe dy kandidatë nga subjektet politike serbe për komunën e Shtërpcës dhe atë të Novobërdës.
Fushata parazgjedhore ka hyrë në ditët e fundit të saj dhe deri tani ajo ka kaluar pa incidente.