E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Politika të nisë dialogun

Në një përgjigje analitike, kreu i shtetit theksoi se në ligjin e vjetër elektoral kishte më shumë parti në Parlament, ndërkohë që tani ka më pak të tilla, çka e ka konsoliduar klasën politike.

“Dikur mbi bazën e ligjit të vjetër elektoral, kishim një numër të konsiderueshëm partish. Ligji i ri ka ndikuar në reduktimin e partive në Parlament. Në respekt të institucionit të presidentit, presidenti apelon deri në kufirin që të mos interferojë.

Ajo që mund të bëjë presidenti është të inkurajojë”, theksoi Topi gjatë një konference të përbashkët me presidentin turk, Abdullah Gyl. Ai shtoi se duhet të rritet niveli i dialogut politik. “Respektoj në mënyrë të qartë vullnetin e partive politike. Besoj se klasa politike sot në vitin 2009 është koshiente për dialogun për të mirën e Shqipërisë dhe rrugën e integrimit në Bashkimit Evropian”, tha më tej Topi.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›