Gyl takon Topin: Bashkëpunim të gjithanshëm
Presidenti Gyl nuk ka nguruar të shpreh emocionet e tij për këtë vizitë, duke deklaruar se ndihej si në shtëpinë e tij. Ai ka shtuar se Turqia ka qenë pranë Shqipërisë dhe do të jetë edhe në të ardhmen.
“Turqia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë në problemet dhe zhvillimet e saj, dhe për këtë arsye do të vazhdojmë të jemi. Turqia e shikon Shqipërinë si një partner të rëndësishëm në rajon dhe do ta shikojmë edhe në të ardhmen”, theksoi Gyl. Kreu i shtetit turk u shpreh se Turqia do të mbështesë “fuqishëm hapat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ndërkohë që thellimi i bashkëpunimit do të vijojë edhe në fushën ekonomike.
Ndërkohë, presidenti shqiptar, Topi tha se vizita e Gyl bëhet në një moment me rëndësi për vendin tonë. “Vizita e z. Gyl në Tiranë konsiston në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë. Kemi diskutuar për shumë elementë që lidhin marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Kjo klimë e shkëlqyer midis dy vendeve, patjetër është ndërtuar në vite midis shkëmbimit ekonomik, marrëdhënieve ndërinstitucionale”, theksoi Topia gjatë konferencës për presidentin turk. Kreu i shtetit shqiptar ka përmendur një sërë fushash të tjera, për të cilat ka diskutuar me homologun Gyl, duke përmendur këtu arsimin dhe shkencën, si dhe marrëdhëniet ushtarake.
“Doja të theksoja gjithashtu një marrëdhënie vëllazërore dhe luajale në fushën e ushtrisë. Pata rastit të parashtroj përshtypjen mjaft pozitive që ushtarët tanë kanë me marrëdhëniet me ushtarët turq, në funksion të paqes”, tha më tej Topi. Presidenti shqiptar tha se i kishte kërkuar kreut të shtetit turk, që të përfshinte Shqipërinë në korridoret e gazësjellësve. Temë diskutimesh midis dy presidentëve ishin edhe marrëdhëniet midis vendeve të rajonit, me theks të veçantë Kosovën.