E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borë në disa komuna të Qarkut të Kukësit

Informacionet më të fundit tregojnë se në disa fshatra të Kukësit, si në komunat Grykë Cajës, Bushtricës, Shishtavecit, Arrnit e Kalisit në rrethin e Kukësit dhe komunën e Lekbibajt të rrethit të Tropojës trashësia e borës është rreth 20 cn.

"Pavarësisht të ftohtit e reshjeve të shiut e dëborës që ende vazhdojnë, deri tani nuk është shënuar ndonjë problem i ndjeshëm, me përjashtim të vështirësive në lëvizjen e mjeteve në disa akse rrugore rajonale, si pasojë e shembjes së dherave në trasenë e rrugës", tha përgjegjësi i zyrës së emergjencave civile në prefekurën e Kukësit, Azem Tema.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›