Kosove Mustafa Nuk e perkrah Sejdiun

Kryetari i komunes se Prishtines Isa Mustafa ka deklaruar se prania e tij ne viziten e kryetarit te LDK-se Fatmir Sejdiu ne Mitrovice nuk do te thote se ai e mbeshtet ish-presidentin.
Deklaraten e tij Mustafa e ka bere gjate nje vizite te kryer ne zonen industriale te Prishtines ku inspektoi punimet per shtrimin e nje rruge.
Vizita ime ne Mitrovice me kryetarin e LDK-se eshte bere ne kuader te nje vizite te kryesise se partise dhe nuk nenkupton perkrahjen ndaj Fatmir Sejdiut ne zgjedhjet e ardhshme per kryetarin e LDK-se ka pohuar Mustafa.
Gara per kryetarin e partise se dyte me te madhe te Kosoves pritet te jete e ashper pasi ne te do te marrin pjese figurat kyce te saj.