Zhdukja e Bleones e ema Ka prova te reja
Pasi ka kaluar një vit nga zhdukja e Bleona Matës dhe dosja e hetimit të saj rrezikon të mbyllet, nëna Bukurie Veizi ka hedhur akuza të rëndë kundrejt ish- vjerrit të saj Zenel Mata, akuza të cilat sipas saj janë të faktuara në një përgjim të bërë prej saj 2 muaj pas zhdukjes së vajzës. Këtë përgjim Bukurie Veizi e ka dorëzuar në prokurorinë e krimeve të rënda për të ndihmuar hetimet për zhdukjen e vajzës 7- vjecare.
I kontaktuar në telefon nga Albanian Screen, Zenel Mata i ka mohuar kategorikisht akuzat duke shtuar se asnjëherë nuk ka pasur konflikte apo nuk ka kryer krime megjithatë këtë cështje do tia lërë në dorë drejtësisë. Sipas Bukuries, rrëmbyesit e vajzës së saj janë nga dy fshatra shumë pranë Zapodit dhe se për këtë janë në dijeni dy nga vajzat që shoqëronin Bleonën ditën e zhdukjes.
Prokuroria dhe policia ende nuk kanë asnjë pistë konkrete për fatin e 7- vjeçares dhe ende nuk dihet nëse pretendimet e Bukurie Veizit do të ndihmojnë hetimet për gjetjen e Bleona Matës.
Flutura Tota