Ukrainë, arrestohet ish-kryeministrja Timoshenko?
Ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko është arrestuar, kanë bërë të ditur burime nga partia e saj, të cituar nga agjencia e lajmeve “Itartass”.
Por Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka përgënjeshtruar lajmin duke saktësuar se bëhet fjalë vetëm për një marrje në pyetje, të organizuar pasi liderja e opozitës nuk ishte paraqitur në thirrjet e mëparshme.
Numri dy i akuzës ukrainase, Renat Kuzmin ka deklaruar se Timoshenko do të kthehet në shtëpi menjëherë pas marrjes në pyetje.
Më herët, Oleg Pushkar, një drejtues i lartë i Prokurorisë së Përgjithshme, kishte kujtuar se një gjykatë rajonale i kishte lejuar akuzës ndalimin e Timoshenko dhe shoqërimin e saj në prokurori për marrje në pyetje.
Ndërsa partia e ish-kryeministres, në faqen e saj të internetit, deklaronte se “Iulia” ishte arrestuar.