Kosova, në shtator valë njohjesh
Në fillim të shtatorit pritet vala e njohjeve të shteteve që do ta njohin Kosovën pas vendimit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kësaj here lajmin e kanë furnizuar jo burime nga Kosova, por nga Beogradi. Edhe pse parashikimet e shefit të diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, se gjatë verës 35 shtete do ta njohin Kosovën nuk dolën të sakta, vala e njohjeve po përgatitet për vjeshtë. Hyseni është korrigjuar me deklaratën se Kosovën në shtator do ta njohin 10 vende, ndërsa Dushan Janjiç, drejtori i forumit për marrëdhënie ndëretnike vlerëson se kjo është reale, shkruan gazeta serbe "Alo!".
"Tani është sezoni i pushimeve vjetore, por shumë shpejt Egjipti do ta njohë Kosovën, pastaj disa vende latino-amerikane, për të vazhduar me njohjet nga shtetet europiane. Nga vendet e tjera të BE-së, Greqia do ta njohë e para Kosovën, ndoshta para fundit të vitit. Ato që nuk e njohin, do ta bëjnë këtë me votimin e rezolutave në dobi të Kosovës", thotë Janjiç. Ndërsa ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, siç transmeton gazeta "24sata", gjatë dy javëve të kaluara ka pasur rreth 50 takime me diplomatë për të siguruar mbështetjen për rezolutën e Serbisë, të cilën do ta shqyrtojë OKB në shtator. Gjatë kësaj kohe, emisarët specialë të Presidentit serb, Boris Tadiç, kanë njoftuar me argumentet serbe liderët e 55 vendeve. Megjithatë, edhe ana tjetër nuk pushon aktiviteti diplomatik. SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe autoritetet kosovare kanë shtuar aktivitetet për bllokimin e rezolutës serbe në OKB, por edhe presionit mbi vendet që nuk kanë njohur pavarësinë, përfundon gazeta serbe "Alo!". Gjatë një deklarate të dhënë dje, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, vlerësoi se Kosova do të triumfojë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke shprehur bindjen se Serbia do të marrë edhe atje përgjigje çfarë ka marrë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë .