E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova nënshkruan kontratën për realizimin e projektit të autostradës Morinë-Merdarë

Qeveria e Kosovës nënshkroi sot kontratën me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel & Enka” për realizimin e projektit të autostradës Morinë - Merdarë. Për realizimin e këtij projekti u tha se do të nevojiten rreth 700 milionë euro. Ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe zyrtarët e Konzorciumit “Bechtel&Enka”, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdare, e cila njihet ndryshe edhe si “rruga e kombit”. Kryeministri i Republikës sw Kosovws, Hashim Thaçi ka thënë dje se ky është një moment historik për shtetin tonë, pasi po realizohet ëndrra e qytetarëve të Kosovës. Në këtë ceremoni të nënshkrimit të kësaj kontrate, përveç kabinetit të Qeverisë së Kosovës, kanë marr pjesë ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell, ai i Britanisë së Madhe, Andy Sparkes dhe ai Turqisë, Metin Husrev Unler. Me këtë rast kryeministri i Republikës, Hashim Thaçi ka thënë se nënshkrimi i kësaj kontrate është moment historik për Kosovë, ndërsa ndërtimi i autostradës do të hap mijëra vende të reja të punës. “Ky është një moment historik për shtetin tonë. Pra po realizohet ëndrra e qytetarëve të Kosovës. Është projekti më i madh në historinë e deritashme të vendit tonë. Ky projekt i ndërtimit të autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdare, i ndihmon qytetarët, duke krijuar mundësi të reja të lëvizjes së lirë. E integron shtetin e Kosovës fuqishëm në rajon. Ndërtimi i autostradës do të krijon me mijëra vende të reja pune. Është autostrada me standardet më të larta ndërkombëtare që do të modernizojë shtetin tonë”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›