Ministria per Integrime Evropiane ne Kosove, synon liberalizimin e vizave
Ministri i sapoemeruar, Besim Beqaj, thote se sfide per kete ministri do te jete perfshirja e Kosoves, direkt ne procesin e stabilizim ne procesin e Stabilizim-Asociimit dhe ne marredhenie tregtare me bashkimin evropian
"DW": Minister Beqaj, qeveria e Kosoves ne radhet e saj tashme ka edhe Ministrine per Integrime Evropiane, cilat jane prioritetet e kesaj ministrie?
Beqaj: Ministria e Integrimit eshte nje ministri, qe do te beje koordinimin e pergatitjes institucionale, koordinimin teknik dhe politik per perafrimin e Kosoves me procesin e Stabilizim-Asociimit e ne faza te mevonshme edhe ne procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian. Sigurisht qe raporti i progresit eshte puna jone themelore, po ashtu edhe e organeve qeveritare, qe te japin nje progres ne kete raport, ta analizojme mire dhe t'i japim propozimet tona se cfare duhet te bejme, per ta permiresuar kete raport per Kosoven, ky eshte njeri nder synimet tona. Synim tjeter eshte detajimi i raporteve dhe pergatitjeve, qe Kosova po ben per vendosjen e marredhenieve tregtare me Bashkimin Evropian. Respektivisht levizja e lire e qytetareve dhe qarkullimi i mallrave, jane pjese shume e rendesishme e aktiviteteve te ministrise.
"DW": Minister Beqaj, kur flisni per procesin e Stabilizim-Asociimit, ne Kosove ka vite qe institucionet e Kosoves zhvillojne takime me Komisionin Evropian per kete proces. Deri ku ka arritur Kosova te futet ne kete proces dhe a mund te me thoni se kur mund ta kemi nje marreveshje te Stabilizim-Asociimit te Kosoves me Komisionin Evropian?
Beqaj: Nuk eshte korrekte qe te flas me data, sepse jane procese, qe ndertohen ne baza politike. Kosova nuk ka qene komplet e futur ne procesin e Stabilizim- Asociimit, sepse ky proces ka qene komplet teknik, ndersa se voni ky proces eshte shnderruar ne proces te mirefillte te dialogut te Stabilizim-Asociimit dhe mendoj se eshte nje avancim i mire. Normalisht raporti i progresit lidhet me keto gjera, jane aspekte qe trajtohen. Ketu flasim tash per pergatitjen e vendit ne luftimin e krimit te organizuar, korrupsionit, ekonomine joformale, zhvillimin e ekonomise se tregut, sigurine e kufijve, sigurine e dokumentacioneve, pra eshte nje pune e madhe e pergatitjeve qe duhet te behen.
DW: Minister Beqaj, ne Bashkimin Evropian tashme ka shume zera, qe thone se ne kete vit edhe Kosova duhet te perfshihet ne procesin e liberalizimit te vizave. Sa jeni te bindur se Kosova do te perfshihet ne kete proces dhe e cilesoni ju sfide per institucionet e Kosoves permbushjen e kritereve, qe kerkohen?
Beqaj: Une kete e shoh edhe si sfide, por edhe si nje mundesi te mire, qe Kosova te tregoje seriozitetin e vet institucional. Procesi i liberalizimit te vizave eshte nje proces prioritar dhe normalisht Ministria e Rendit merret me ato aspekte teknike, qe kerkohen, sic jane siguria e dokumentacioneve, menaxhimi i kufijve, marreveshjet e riatdhesimit, integrimit dhe te gjitha keto, qe jane si parakusht. Une shpresoj qe keta zera, qe jane paraqitur si zera shume pozitive te perfshirjes se Kosoves ne procesin e liberalizimit te vizave kete vit do te zgjerohen, por ne te njejten kohe edhe ne do te argumentojme fuqishem qe keto zera jane te arsyeshem, qe Kosova duhet te avancohet akoma me tutje ne hapjen e asaj, qe quhet rruga konkrete per perspektiven evropiane.
DW: Minister Beqaj, bashkepunimi rajonal eshte kusht i Evropes per integrimin e rajonit te Ballkanit ne Bashkimin Evropian. Si e mendoni ju bashkepunimin rajonal?
Beqaj: Une them se bashkepunimi rajonal eshte nje ceshtje thelbesore. Te gjitha mekanizmat, qe i ka krijuar Bashkesia evropiane me heret, kane qene, qe ne te tregojme se ne ne rajon mund te bashkepunojme njeri me tjetrin. Ministria, qe une drejtoj, do te tentoje qe te vendose komunikim me te gjitha shtetet e rajonit, pa asnje lloj dallimi, ne menyre qe te krijojme mekanizma te mirefillte, te cilet do te mundesojne qe rajoni te jete element i hyrjes ne Unionin Evropian dhe te kemi nje koordinim te mirefillte te aktiviteteve, qe duhet te behen ne rajon. Normalisht kjo eshte nje sfide e madhe, sepse kemi dy shtete ne rajon, Serbine dhe Bosnje-Hercegovinen, qe nuk e njohin si shtet Republiken e Kosoves.
Intervistoi: Bekim Shehu